Të ushqesh fëmijën me gji është dicka shumë e bukur, natyrale dhe e shëndetshme, si në aspektin fizik dhe në atë emotiv. Për të mos përmendur faktin që është shumë praktike dhe ekonomike. Pa harruar gjithashtu që qumështi i gjirit është i pasur me proteina dhe ndikon në rritjen e vetëvlerësimit të nënës, redukton ndjeshëm rrezikun e SIDS (vdekja e papritur e laktantit në gjumë).
Të gjitha këto janë shumë të vërteta, por pavarësisht kësaj nuk mund ta konsiderojmë ushqyerjen me qumësht artificial si një krim, edhe pse kohët e fundit duket se kështu po trajtohet. Pas lindjes shumë nëna ushqejnë fëmijën e tyre me qumësht artificial për shumë arsye, qofshin ato të detyruara nga faktorë të ndryshëm, apo një zgjedhje e nënës. Kjo është dicka shumë personale e cila nuk duhet të gjykohet nga të tjerët.
Por, a e dini se cfarë nuk është e hijshme t’i thoni një nëne e cila nuk ushqen fëmijën e saj me gji?
1- Përse nuk e ushqen fëmijën me gji?
Arsyet pse një grua ka zgjedhur të ushqejë fëmijën e saj me qumesht formule mund të jenë të ndryshme dhe mjaft personale. Ajo mund ta ketë adoptuar fëmijën, mund të ketë një tumor në gjoks, mund të mos ketë pasur mbështetjen e duhur në fillim të gjidhënies, në mënyrë që të ketë mësuar si ta bëjë atë në mënyrën e duhur, ose thjesht nuk ka dëshirë ta bëjë! Cilado grua është e lirë të zgjedhë mënyrën që dëshiron për të ushqyer fëmijën e saj.
2- Njoh një konsulente të mirë të gjidhënies, e dëshiron numrin e saj?
Kjo më shumë se një ofertë për ndihmë ngjan me një akuzë, e cila për nënën e re mund të nënkuptojë që ajo nuk është edhe aq e motivuar për ta gjetur një konsulente vetë, ndoshta sepse nuk ka dëshirë.
3- Më vjen shumë keq!
Një nënë e cila nuk e ushqen fëmijën e saj me gji mund të gjejë mbështetje tek shqetësimi juaj në lidhje me këtë çështje, por edhe mund të mos i pëlqejë aspak që dikush të komentojë këtë fakt kur ajo nuk i kërkon mendim. Edhe njëherë është një zgjedhje mjaft personale!
Nëse një grua që ushqen fëmijën e saj me qumësht formule ju shpreh se i vjen keq që nuk mundet të ushqejë me gji, ju duhet ta mbështesni dhe jo ta bëni të ndihet edhe më keq.
4- Nuk të shqetëson gjithë ajo sasi fruktoze që merr fëmija nëpërmjet qumështit artificial?
Kjo është mënyra më e mirë për t’i thënë asaj nëne se nuk është një nënë e mirë, sepse nuk shqetësohet për shëndetin e fëmijës të saj. Dhe nëse atë e shqetëson ky fakt ju me fjalët tuaja do ta lëndoni edhe më shumë.
Në vend të kësaj ju mund t’i sygjeroni asaj një qumësht artificial më të mirë, gjithmonë në bazë të njohurive tuaja.
5- Duhet të jetë bukur të mos ngrihesh natën për të ushqyer me gji
Nëse një nënë nuk ushqen me gji, nuk do të thotë se nuk kalon netë pa gjumë, sepse fëmija i vogël gjithsesi duhet të ushqehet edhe me biberon.
Është pikërisht nëna e cila ngihet natën nga gjumi për të përgatitur qumështin e fëmijës, dhe për ta qetësuar atë nëse qan. Ky koment i bërë nga ju mund të ofendojë nënën e re.
6- Nënat që ushqejnë me gji kanë gjithmonë nevojë për mbështetje
Kjo është e vërtetë. Gjidhënia është një art që mësohet duke e praktikuar. Por, një nënë që sapo është bërë e tillë ka gjithsesi nevojë për mbështetje, qoftë edhe nëse fëmija i saj nuk pi qumësht gjiri.
Lexoni dhe: 5 gjerat qe nuk duhet t’i thoni nje gruaje qe eshte gati per te lindur
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu