Si te tonifikojme gjoksin e varur pas gjidhenies?

0 0

Menjëherë pas gjidhënies, të gjitha gratë kanë ndjesinë se gjoksi i tyre tashmë është shumë i vogël, dhe madje këtë ndjesi e kanë edhe nënat të cilat e ushqejnë fëmijën e tyre me qumësht artificial. Kjo, nga ana mjekësore është një ndjesi shumë e drejtë pasi gjendrat e qumështit janë tërhequr dhe tashmë ka më shumë lëkurë, pra është normale që gjoksi të ndryshojë formën dhe madhësinë e tij.

Lajmi i mirë për të gjitha nënat është se gati për gjithçka ekziston një zgjidhje, dhe kjo vlen edhe për rastin në fjalë. Por çfarë duhet të bëjë konkretisht gruaja që të tonifikojë gjoksin e saj i cili krahas faktit që duket i vogël, është edhe i varur?

Bëni dush të alternuar
Dushi i alternuar midis ujit të ngrohtë dhe të ftohtë ka një efekt “push-up” për gjoksin. Në mëngjes, për rreth 1 minutë dhe gjithmonë me interval që zgjasin 10 sekonda duhet të alternoni ujin e ngrohtë me atë të ftohtë ndërsa jeni duke bërë dush, duke e shoqëruar këtë veprim me lëvizje rrethore në gjoks.
Ky veprim stërvit muret e enëve të gjakut si edhe forcon fibrat e indeve. Ju gjithashtu mund të përdorni kuba akulli për të ftohur gjoksin tuaj. Këshillohet të përdoren kuba akulli në formë rrumbullake. “Shoku” që shkakton i ftohti, i bën që të stimulohet më shumë energji në qelizat.

Aplikoni krem çdo ditë
Lëkura e gjoksit është shumë e ndjeshme sepse nuk është e përbërë nga gjendrat dhjamore dhe për këtë arsye duhet të përdorni krem çdo ditë. Nuk ekziston asnjë krem mrekulli bërës që mundëson rritjen apo zvogëlimin e gjoksit, megjithatë është vërtetuar se masazhet e bëra në gjoks e ndihmojnë atë të tonifikohet.
Ky veprim do të jetë më efektiv nëse do të përdorni një krem, sidomos nëse ai përmban ekstrakte soje, kolagjeni, elastine etj, të cilat ndihmojnë qelizat të rigjenerohen dhe të formohen fibra të reja kolagjeni.

Masazhet në formë rrethore
Të gjitha produktet që përdoren për të tonifikuar trupin, e japin efektine tyre nëse përdoren në mënyrë sistematike dhe për një kohë të gjatë, veçanërisht nëse përdoren në mëngjes dhe në darkë. Mënyra më e mirë për të aplikuar një krem? E ngrohni atë mes duarve tuaja dhe më pas e aplikoni atë me anën e lëvizjeve rrethore mbi thithat, pra duke mos i prekur ato. Më pas bëni masazh në formë rrethore edhe në zonën e dekoltesë duke përdorur kryesisht gishtat.

Gjoksi jashtë dhe barku brenda
Kjo është një mënyrë e mirë edhe për të stërvitur zonën abdominale. Përpiquni të mbani gjoksin jashtë dhe barkun brenda, qoftë nëse jeni në këmbë apo ulur. Nëse do t’ju duhet të vishni një fustan apo bluzë të hapur në zonën e dekoltesë, vendosni pak pudër në lëkurë me anën e një furce të madhe duke ndjekur konturet e gjoksit. Filloni nga zona mes gjinjve, duke vazhduar deri tek shpatullat.

Pak kripë dhe vitaminë C
Edhe ushqimi është një faktor që ndikon në tonifikimin e gjoksit. Ndiqninjë dietë ushqimore e cila përmban pak kripë sepse ajo dëmton indet, si edhe konsumoni shumë ushqime që përmbajnë vitaminën C e cila forcon fibrat e kolagjenit.

Mbani mend se:
• Dushet e gjata dhe të nxehta dizhidratojnë lëkurën;
• Ekspozimi i vazhdueshëm në diell i bën indet lidhëse më pak elastike duke shkaktuar kështu rrudha dhe njolla;
• Duhet të vishni gjithmonë recipeta, kjo pasi në të kundërt indet lidhëse lëshohen.

Lexoni edhe: Rikthimi ne forme pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X