Çfarë duhet të di?
Mund të habiteni nëse mësoni se jo vetëm nënat biologjike mund të ushqejnë fëmijën me gji. Edhe ato që adoptojnë një vogëlush, mund të jenë në gjendje t’i japin qumësht gjiri. Por vetëm gjysma e të gjitha nënave adoptuese që përpiqen të ushqejnë me gji do të prodhojnë mjaftueshëm qumësht për të ngopur foshnjat e tyre.
Në fakt, qumështi nuk prodhohet nga ndonjë reaksion automatik fiziologjik që ndodh gjatë shtatzanisë, por nga stimulimi që i bën fëmija duke i thithur. Prolaktina, një hormon i krijuar nga gjëndra e hipofizës, prodhon qumështin e gjirit dhe nëse stimulon gjirin sa duhet për të rritur nivelet e prolaktinës, do të vijë qumështi.
Një rritje e hormoneve estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatzënisë ndihmon në përgatitjen e trupit të një gruaje për ushqyerjen me gji, kështu që është bëhet më e vështirë për një nënë adoptuese.
Çfarë sfidash mund të hasni?
Nxitja e laktacionit nuk është e komplikuar, por kërkon kohë: Blini një pompë gjiri dhe përdoreni shpesh atë. Por mos prisni të prodhoni qumësht brenda natës. Mund të nevojitet një muaj ose më shumë pompim i rregullt për të nxitur prodhimin e qumështit (filloni ngadalë, por shtrydhni deri në tetë deri në dhjetë herë në ditë).
Edhe pse nënat adoptive mund të ushqejnë me gji, gjithsesi ato ndoshta nuk do të prodhojnë të njëjtën sasi si nënat biologjike.
Si mund t’i zgjidh këto probleme?
Mendoni për ushqyerjen me gji si një mundësi për t’i mësuar fëmijës suaj se ju jeni nëna, të krijoni një lidhje mesh jush e ta përdorni si një ngushëllim e moment qetësie në krahët e nënës.
“Qëllimi për nënat adoptuese që ushqejnë me gji, por nuk prodhojnë një sasi të caktuar të qumështit – është lidhja me fëmijën”, thotë Susan Condon, një konsulente ndërkombëtare e çertifikuar për laktacion. “Shumica e grave thonë se nuk janë të shqetësuara për sasinë e qumështit që ato prodhojnë, por duan vetëm që të jenë pranë fëmijës së tyre”.
Ju ndoshta nuk do të jeni në gjendje të stimuloni furnizimin e plotë të qumështit nga gjinjtë tuaj, kështu që do t’ju duhet të përdorni qumësht plotësues.
Një tjetër mundësi është të merrni qumësht nga nëna të tjera që prodhojnë sasi më të madhe.
Lexo edhe: Benefitet e adoptimit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu