Benefitet e adoptimit

0 0

Ju i jepni atij fëmije një familje, ai ju jep juve mundësinë e të qënit prind! Edhe pse adoptimi nuk ju jep mundësinë të mbartni një shtatëzani në trupin tuaj, ai ju jep mundësinë e të qënit prind, e të shijuarit të një krijese të mrekullueshme, ju jep mundësinë e të dashuruarit pa kushte!

Por jo vetëm kaq! Ai ka plot benefite të tjera!

Benefitet për nënën dhe babain e ri:

  • Kanë mundësi të shijojnë një eksperiencë të re dhe shumë të mrekullueshme së të pasurit një fëmijë në familje;
  • Përjetojnë ndjenjat e të qënit prind;
  • Plotësojnë të gjitha ëndërrat e tyre;
  • Krijojnë një gjendje harmonie dhe dashurie në familje.

Benefitet për fëmijën

  • Siguron një mbështetje emocionale dhe ekonomike;
  • Ka mundësi të ketë një familje që e do dhe kujdeset për të;
  • Në disa raste mund të shijojë edhe një motër ose vëlla tjetër, kjo sepse ka familje që nuk e adoptojnë një fëmijë sepse nuk munden të kenë një biologjik, por sepse kanë dëshirë t’i japin një fëmijë një familje;
  • Ka mundësi për të marrë edukim të mirë si edhe mundësi për një jetë më të mirë në të ardhmen;
  • Merr shumë vëmendje dhe dashuri nga prindërit e rinj;
  • Mund të ketë rreth tij shumë miq të familjes, kushërinj, gjyshër, teze etj, të cilët duan ta njohin, ta pranojnë në jetën e tyre si edhe ta duan.

Të adoptosh një fëmijë do të thotë të hedhësh bazat e një familje më të madhe dhe të konsoliduar! Të duash një fëmijë është diçka që nuk lidhet vetëm me gjakun, të duash një fëmijë është mundësia që një çift i jep vetes për të përjetuar ndjenjat më humane dhe të mëdha që jeta mund t’i japë mundësinë të përjetojë! Nëse jeni një prej çifteve që keni pranuar se nuk mund të sillni në jetë një fëmijë, pranoni një fëmijë në falimjen tuaj, adoptoni një fëmijë për t’i dhënë më shumë dashuri dhe gëzim jetës tuaj!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X