Si të përgatisim antipasta festive për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri?

0 0

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija që ato kanë. Më poshtë, po ju tregojmë një antipastë të thjeshtë, por që do t’i japë shumë ngjyra festave tuaja.

Përbërësit:

  • disa degë rozmarinë;
  • disa kokrra pomodorini;
  • një copë djathi kaçkavall;
  • mocarela në rrathë të vegjël;
  • një copë sallam;
  • disa kokrra ullinj.

Përgatitja:

Për të krijuar këtë pjatë festive, në formën e pemës së Krishtlindjeve, e vetmja gjë që na duhet të bëjmë, është dekori dhe të tregohemi krijues në mënyrën se si i vendosim përbërësit në pjatë. Si fillim marrim një pjatë prej druri të posaçme për antipasta. Vendosim në fundin e saj dy degë rozmarine, në formën e këndit që krijojnë dy brinjët e çatisë së shtëpisë.

Në të njëjtin pozicion vendosim djathin kaçkavall, të cilin e kemi prerë në formë rrathësh. Kështu vazhdojmë me shtresat e tjera duke shtuar sërish rozmarinë, pas saj mocarela, vazhdojmë me shtresën e rozmarinës, ullinj dhe pastaj sallamin e prerë në feta.

Në fund, me një prerëse kuzhinë ne formë ylli, presim pak djathë kaçkavall dhe e vendosim në kulmin e pjatës.

Kjo ishte një nga antipastat në formë peme, e cila i jep një pamje mjaft festive tryezës suaj të Krishtlindjeve apo Vitit të Ri. Gjithçka që ju duhet për përgatitjen e saj është vetëm kreativitet dhe shumë dashuri.

Ju bëftë mirë!

Lexo edhe: Si të përgatisim salcë kosi me arra? Antipasta ideale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Përgatitja e bukës së misrit...

Shumë e përdorur dikur për mungesë të mundësive të tjera, ndërsa sot për nostalgji e preferencë, buka e misrit është ndër gatimet tipike shqiptare. E pëlqyer jo vetëm nga vendasit,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X