Brusketat sherbejne si antipasta per shume vakte: dreke ose darke. Po ju japim tre receta per pergatitjen e tyre.
Brusketa me domate dhe djathë
Përbërësit:
Disa feta bukë (në varësi të numrit të brusketave që do të përgatisni);
2 kokrra domate;
pak djathë;
rigon;
1 lugë gjalpë;
pluhur hudhre;
kripë.
Përgatitja:
Së pari përziejmë gjalpin me rigonin, kripën dhe pluhurin e hudhrës. Me të lyejmë fetat e bukës. Sipër shtojmë domaten e grirë, ose të prerë në feta të holla. Sipër domates shtojmë djathë, sipas llojit që dëshirojmë.
Fetat e bukës me përbërësit sipër, i vendosim në furrë për pak minuta dhe brusketat janë gati.
Brusketa me pancetë dhe kërpdha
Përbërësit:
Disa feta bukë (në varësi të nurmit të brusketave që do të përgatisni);
200 gramë kërpudha;
200 gramë panceta;
pak djathë kaçkavall të grirë;
rigon;
1 lugë gjalpë;
pluhur hudhre;
pak vaj;
kripë.
Përgatitja:
Njësoj si me recetën tjetër të brusketave, në fillim përziejmë gjalpin me rigonin, kripën dhe pluhurin e hudhrës. Me të lyejmë fetat e bukës. Ndërkohë, në një tigan me shumë pak vaj, skuqim pancetat me kërpudhat. Pasi të jenë lidhur me njëra-tjetrën, i shtojmë sipër fetave të bukës.
Në fund hedhim dhe djathin e grirë dhe i vendosim për disa minuta në furrë.
Brusketa me sardele dhe mocarela
Përbërësit:
disa feta bukë;
djathë mocarela;
sardele;
pluhur hudhre;
pak vaj ulliri;
borzilok;
piper i zi.
Përgatitja:
Së pari vendosni bukën për të thekur. Kur të jetë thekur, pluhroseni me pluhurin e hudhrës. Ndërkohë keni prerë mocarelën në feta dhe e keni lënë të kullojë. E shtojmë sipër bukës, sipër saj pak borzilok dhe sardele.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu