Përgatitja e bukës së misrit sipas traditës shqiptare

0 0

Shumë e përdorur dikur për mungesë të mundësive të tjera, ndërsa sot për nostalgji e preferencë, buka e misrit është ndër gatimet tipike shqiptare.

E pëlqyer jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, buka e misrit është një nga pasuritë më të mëdha të kulinarisë shqiptare.

Receta e bukës së misrit, sipas traditës së vjetër shqiptare

Përbërësit:

1 kg miell misri
700 ml ujë i ngrohtë (jo i nxehtë)
1 lugë gjellë kripë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Hedhim miellin e misrit në një enë, ku shtojmë edhe vajin e ullirit. Pastaj shtojmë ujin dalëngadalë dhe kripën, duke përzier me një lugë druri, dalëngadalë, derisa të na krijohet një masë e njëtrajtshme. Duhet të keni parasysh se uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, preferohet aq sa ta durojë dora.

Lyejmë një tepsi me vaj ulliri, ku hedhim masën e përgatitur të brumit.

E lëmë në furrë për 40 minuta në temperaturë 200 gradë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X