Spinaqi është një ushqim shumë i mirë për fëmijën, pas është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Pra është një burim shumë i rëndësishëm elementësh që i nevojiten fëmijës gjatë rritjes.
Ai është shumë i pasur me hekur, kalçium, kalium në sasi shumë të mëdha, por nuk mund të përdoret që në moshë të hershme pasi gjethet e tij përmbajnë elementë që nuk treten me lehtësi nga fëmija. Mund t’ja jepni duke filluar nga muaji i 10, pra në momentin që sistemi tretës i fëmijës është zhvilluar më mirë.
- Spinaqi forcon kockat e fëmijës pasi përmban mineralet si kalçium, magnes, dhe fosfor që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mirë të tyre.
- Është i mirë për muskujt pasi përmban proteina dhe aminoacide. Një kombinim i mirë do të ishte të gatuhej me mish ose thjerrëza.
- Ndihmon në qarkullimin e gjakut. Hekuri dhe kaliumi luajnë një rol të rëndësihëm në shëndetin e gjakut dhe qelizave të tij.
- Ndihmon në sistemin imunitar. Ai ka shumë vitamina që e përforcojnë atë, duke qënë edhe një burim i mirë i vitaminës K.
- E hidraton organizmin. Ai përmban rreth 90% ujë.
Si ta gatuajmë spinaqin?
Mund të bëni pure të ndryshme duke e kombinuar me:
- Mund ta kombinoni pothuajse me të gjitha perimet që fëmija konsumon.
- Drithëra dhe thjerrëza. Duke përfshirë këtu edhe orizin.
- Me çfarëdolloj mishi.
- Mund të jenë mollë, banane, dhe manaferra. Mos e përzieni me fruta shumë të ujshme si mango apo luleshtrydhe pasi mund të prishet shija.
Lexoni edhe: Pure me spinaq dhe patate te embel (7 muaj+)
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu