Ushqime që mund t’i përgatisni bebit tuaj 4-6 muajsh në shtëpi

Ju nuk duhet të jeni mjeshtre e kuzhinës për ta përgatitur vetë një vakt për të vegjlit tuaj.




0 2

Kur fëmija juaj është 4 deri në 6 muaj, ju me siguri do të dëshironit të bënit pure të thjeshta me një përbërës të vetëm.

Kjo mund t’ju ndihmojë për të kuptuar nëse fëmija ka alergji apo ndjeshmëri ndaj disa ushqimeve të caktuara.

Sapo të keni provuar tolerancën e fëmijës suaj për ushqimet një nga një, mund të provoni kombinime për të rritur aromën e tyre dhe shijen.

  1. Pure bizeleje. Bizelet janë një burim i plotë i vitaminave A dhe C, hekurit, proteinave dhe kalciumit. Nëse lëkura e bizeleve e bën shijen më pak tërheqëse për fëmijën tuaj, sigurohuni që t’i shtypni bizelet në mënyrë që ta bëni sa më të përshtatshme për fëmijën tuaj këtë ushqim.
  1. Pure bananeje. Shpesh i quajtur një ushqim “i përsosur”, bananet janë të pasura me kalium dhe fibra. Bananet njihen gjithashtu si një nga antacidet natyrale dhe janë shumë të mira për stomakun. Megjithëse bananet janë një nga ushqimet më të mira për foshnjat, kujdesuni që të mos e teproni, pasi nëse konsumohet shumë banana mund të shkaktoni kapsllëk.
  2. Mielli orizi kafe. Ky është një nga ushqimet më të zakonshme për t’u futur në dietën e fëmijës sepse është më pak alergjik dhe lehtësisht i tretshëm. Mënyra e përzierjes së tij mund të ndihmojë foshnjat të kalojnë nga një dietë tërësisht e lëngshme në një më të forte. Kjo mund të bëhet njëlloj edhe me trshërën.
  1. Pure avokadoje. Ky ushqim është i mrekullueshëm pasi përmban yndyra të mira për trurin e foshnjës dhe zhvillimin e tij fizik. Avokado e butë dhe e pjekur zakonisht pëlqehet shumë nga foshnjat.
  2. Pure me patate të ëmbël të pjekur. Të rriturit me vetëdije hanë patate të ëmbla për përfitimet e tyre shëndetësore. Patatet e ëmbla janë të pasura me vitamina, antioksidantë dhe fibra, kështu që kuptohet se fëmija juaj mund të përfitojë shumë nga ky zhardhok i shijshëm. Një pure e thjeshtë me pak ujë ose qumësht për beben është një ushqim i shijshëm dhe i shëndetshëm.
  1. Pure me karota. Karotat janë një ushqim i mrekullueshëm për t’u futur në dietën e bebit tuaj për shkak të shijes së tyre natyrale të ëmbël dhe me një aromë të këndshme. Pureja e karotave siguron përfitimin e antioksidantit beta karoten dhe vitaminës A.

Lexo edhe: Recete gatimi per bebe +7 muajsh (pure me peshk, kale, patate dhe molle)






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pure me krem Milupa, patate...

Me rritjen e bebit, shtohet edhe lista e ushqimeve që dalëngadalë futen në dietën e tij. Tashmë që vogëlushët tuaj kanë arritur muajin e shtatë, mund t'i jepni patate të...

Pure me krem Milupa, karotë...

Në muajin e shtatë, karota dhe lulelakra mund të përdoren në gatimet e voglëlushëve tuaj, të kombinuara edhe me njëra-tjetrën. Këtu do të gjeni një recetë se si të përgatisni...

Pure me krem, mollë dhe...

Përkëdhelini vogëlushët tuaj me një pure të shëndetshme, të përgatitur thjesht dhe me pak ingridientë. Është pikërisht koha kur shijuesit e vegjël kanë dëshirë të provojnë shije të reja dhe...

Lëngu i karotës, kur mund...

Karotat janë një ushqim i parë mjaft i mirë për foshnjat për shkak të vlerave ushqyese, shijes dhe strukturës. Shumica e foshnjave pëlqejnë edhe shijen, sepse kanë një preferencë natyrale...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X