Planifikova t’i bëja vogëlushit tim një pure me bizele, por më pas mendova që një pure e thjeshtë me bizele do të kishte mungesa si në shije ashtu edhe në vlera ushqyese, ndaj fillova t’i kombinoja bizelet me pak kungull, e më pas për t’i dhënë një shije ndryshe, më freskuese vendosa t’i shtoj edhe pak mente të cilën i vogëlushi im e ka shumë qejf. Përfundimi ishte i mrekullueshëm, një pure ngjyrë jeshile, e pasur me vlera ushqyese dhe me një shije të freskët. Ju sugjeroj ta provoni!
Përbërësit:
- 2 kunguj mesatar të prerë në copa;
- 1 filxhan me bizele;
- Disa gjethe menteje.
Përgatitja:
- I piqni në avull apo i zieni kungujt për 5 minuta.
- Më pas shtoni bizelet dhe i lini së bashku me kungujt edhe për 3 minuta të tjera.
- I hiqni perimet nga zjarri dhe i lini të ftohen paksa.
- Më pas me anë të një blenderi bëjini pure perimet duke shtuar edhe gjethet e mentes.
- Nëse pureja nuk ka dëndësinë e dëshiruar mund të shtoni dhe një lugë uji nga ai me të cilin u zien perimet.
E këshillueshme për bebe + 6 muajsh.
Koha e përgatitjes është 5 minuta.
Koha e gatimit është 8 minuta.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 4 ditë në frigorifer ose për 4 muaj në ngrirje.
Lexoni dhe: Pure me banane, qershi dhe panxhar
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu