Lëngu i karotës, kur mund t’ja japim për herë të parë fëmijës?

0 0

Karotat janë një ushqim i parë mjaft i mirë për foshnjat për shkak të vlerave ushqyese, shijes dhe strukturës. Shumica e foshnjave pëlqejnë edhe shijen, sepse kanë një preferencë natyrale për ëmbëlsirat.

Në vend të puresë së karotave, foshnjave mund t’u jepet një herë pas here lëng karote. Mund të jepen vetëm 2 lugë çaji lëng një herë ose dy herë në javë, pasi një sasi më e madhe mund të precipitojë kapsllëk ose diarre. Ndryshe nga lëngjet e tjera, nuk është acid, është i lehtë për stomakun e foshnjës.

Kur mund t’i jap fëmijës tim lëng karrote?

Lëngu i karotës mund t’u jepet foshnjave pas muajit të 6-të. Mund të jepen rreth 60-120 mililitër.

Përfitimet e lëngut të karotës për foshnjat:

  1. Karotat janë një burim i shkëlqyer i beta-karotenit i cili kthehet në Vitaminë A në trup.
  2. Karotat janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në tretje të lehtë.
  3. Karotat janë gjithashtu të pasura me hekur, kalcium dhe vitamina.

Si të përgatis lëng karrote për fëmijën tim?

Si fillim sterilizoni të gjitha enët ose duke përdorur një sterilizues ose duke i vendosur enët në ujë të nxehtë të vluar.

  1. Zgjidhni një karotë me madhësi mesatare.
  2. Qëroni lëkurën.
  3. Me një rende të përshtatshme grijmë karotën. (preferohet një rende që ka vrima të vogla)
  4. Pasi t’i keni larë duart me dezinfektues, merrni karotën e grirë në pëllëmbë, bëni një grusht dhe shtrydhni karotën në mënyrë që lëngu të mblidhet në një filxhan.
  5. Kulloni lëngun nga karrota derisa të mbetet vetëm byku.

Lëngu i karotës është gati.

Informacione ushqyese të karotave

  • 100 gram karota japin 41 kcal
  • Karotat janë burim i shkëlqyer i beta-karotenit, i cili shndërrohet në vitaminë A në trup
  • Karota gjithashtu promovon një sistem të fortë imunitar dhe përmban fitokemikale në të.
  • Karotat janë të pasura me fibra dhe parandalojnë kapsllëkun tek foshnjat. Ato përmbajnë gjithashtu hekur, kalcium dhe vitaminë C.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pure me krem Milupa, patate...

Me rritjen e bebit, shtohet edhe lista e ushqimeve që dalëngadalë futen në dietën e tij. Tashmë që vogëlushët tuaj kanë arritur muajin e shtatë, mund t'i jepni patate të...

Pure me krem Milupa, karotë...

Në muajin e shtatë, karota dhe lulelakra mund të përdoren në gatimet e voglëlushëve tuaj, të kombinuara edhe me njëra-tjetrën. Këtu do të gjeni një recetë se si të përgatisni...

Pure me krem, mollë dhe...

Përkëdhelini vogëlushët tuaj me një pure të shëndetshme, të përgatitur thjesht dhe me pak ingridientë. Është pikërisht koha kur shijuesit e vegjël kanë dëshirë të provojnë shije të reja dhe...

Si të përgatisim çokokrem shtëpie

Përbërësit: nje avokado; një lugë e gjysmë salcë kosi; dy lugë të vogla me kakao; 1 lugë e gjysmë mjaltë. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë në mikser, derisa...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X