Si te gatuajme kadaif?

0 0

Si te gatuajme kadaif?

Përbërësit

  • 1 kg kadaif;
  • 600 gr arra të qërruara;
  • 2 lugë kanellë pluhur;
  • 150 gr bukë e grirë;
  • 2 lugë konjak;
  • 2 lugë sheqer;
  • 250 gr gjalpë.

Për sherbetin

  • 1.7 kg sheqer;
  • 1.2 lt ujë;
  • Karafil;
  • 1 lugë lëng limoni;
  • Vanilje pluhur.

Përgatitja

Pasi keni shtypur arrat i përzieni mirë me kanellën, sheqerin, bukën e thekur të grirë dhe konjakun në një tas gatimi. Më pas hapni kadaifin duke e ndarë atë në pjesë. Merrni disa fije dhe i shtroni mirë. Pasi i keni shtruar mirë i mbushni me një lugë nga përbërja e tasit dhe më pas filloni ta bëni role, të cilën më pas duhet ta vendosni në një tavë. Vazhdoni kështu derisa të keni përfunduar me të gjithë kadaifin që keni në dispozicion. Pasi keni përfunduar e spërkatni me anën e gjalpit të shkrirë dhe e vendosni tavën në furrën e nxehur më parë për t’u pjekur përreth 1 orë në 100 gradë, dhe më pas për 10 minuta në 150 gradë. Pasi ka marrë ngjyrë të artë e lini të ftohet plotësisht.

Përgatitja e sherbetit

Ndërkohë përgatisni sherbetin duke hedhur në një tenxhere ujin dhe më pas sheqerin, karafilin, aromën e vaniljes dhe lëngun e limonit. I trazoni mirë dhe i lini të ziejnë për 5 minuta. Pasi është ftohur deri në 80 gradë e hidhni me kujdes mbi kadaifin që tashmë është ftohur. Nuk duhet servirur pa u ftohur plotësisht, kjo pasi kadaifi duhet ta përthithë mirë sherbetin.

Lexoni edhe: Si te gatuajme bakllava turke?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X