Si të gatuajmë gjellë me bizele

0 0

Bizelet janë të pasura me shumë vlera ushqyese, të rëndësishme për organizmin tonë, të tilla si: vitaminat A, B1, C, hekur, fosfor, kalcium etj. Mund të integrohen në shumë receta, por më poshtë po ju tregojmë si ‘i gatuani ato në gjellë.

Përbërësit për një familje me 4-5 persona:

  • 500 gramë bizele;
  • 4-5 thella mishi;
  • një kokërr patate;
  • një qepë;
  • dy karota;
  • 1 kokërr domate mesatare, ose 1/2 lugë gjelle me salcë domate;
  • vaj ulliri;
  • erëza si rigon, kopër, piper dhe hudhra sipas dëshirës.

Përgatitja:

Si fillim ziejmë mishin në një tenxhere me presion përreth 10 minuta pasi të ketë marrë valë. Më pas hedhim vajin e ullirit në tenxhere dhe pasi është nxehur, shtojmë mishin, të cilin mundohemi ta kthejmë nga të gjitha anët për t’u skuqur. Më pas, hedhim qepën, të cilën e kemi grirë imët dhe vazhdojmë t’i kavërdisim me njëri-tjetrin. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë, shtojmë patatet, karotat e bizelet dhe vazhdojmë t’i kavërdisim bashkë. Pasi të jenë zbutur pak perimet, shtojmë domaten e prerë në kubikë, ose salcën e domates. Më pas, hedhim ujin sa të mbulohen gjithë perimet e mishi. E lëmë në zjarr maksimal sa të marrë valë, e pastaj ulim nxehtësinë, duke i lënë të ziejnë më ngadalë. Ndërkohë, i hedhim edhe kripë. Kur gjella të jetë drejt përfundimit, sipas dëshirës shtojmë erëzat dhe një thelpi hudhër, të grirë imët. Tashmë, gjella është gati.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X