Recetë e shijshme me brokoli

0 0

Brokoli është një ushqim me shumë vlera, por kur vjen puna për shije, jo të gjithë e kanë të preferuar. Megjithatë, mënyra e gatimit, disa truke apo sekrete të vogla, mund t’ju ndihmojnë që edhe me brokoli të gatuani receta shumë të shijshme e të pëlqyeshme për gjithë familjen.

Më poshtë po ju sugjerojmë një prej tyre.

Përgatitja:

Pasi keni larë e pastruar brokolin, priteni në copa të vogla, vendoseni në një tas, shtoni kripë, piper të zi e vaj ulliri. Përziejini mirë që të marinohen siç duhet.

Ndërkohë,  copëtojmë edhe një fileto pule, të cilën gjithashtu e marinojmë me kripë, erëza e vaj ulliri.

Pasi e kemi marinuar, i shtrojmë copat e filetos në një tavë, duke mbuluar gjithë sipërfaqen e saj. Sipër saj shtojmë brokolin.

Më pas përgatisim beshamelën, duke hedhur dy lugë gjalpë në një tigan që e kemi vënë në sobë. Gjatë kohës që shkrin gjalpi, hedhim dy lugë miell dhe i përziejmë menjëherë që të mos krijohen kokrriza. Në fund shtojmë dalëngadalë dy gota qumësht, pa ndaluar në asnjë moment përzierjen.

E hedhim beshamelën e përgatitur në tavë, duke u përpjekur të përhapet njësoj kudo. E mbulojmë me letër pjekjeje dhe letër alumini dhe e lëmë rreth 30 minuta në furrë. Në fund i shtojmë djathë kaçkavall të grirë dhe e lëmë edhe për 10 minuta në furrë.

Tava juaj me brokoli është gati!

Lexo edhe: Si te gatuajme supe me brokoli






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X