Ja disa pure me perime për beben tuaj që po ju sugjerojmë!
Lëngu i perimeve të fëmijës (mund të përgatisni drithërat me të)
Zieni 1 lt ujë, 1 patate dhe 1 karrotë derisa uji të reduktohet në gjysëm sasie. Me kalimin e kohës shtoni edhe perime të tjera sipas moshës së fëmijës.
Pure me patate dhe mish
Zieni 50 gr patate, 50 gr karrota, 40 gr mish vici (ose pule), në rreth 300 ml ujë. I kaloni në frulator dhe në fund shtoni 20 gr miell orizi bashkë me 1 lugë vaj ulliri.
Bizele dhe gjizë (ose djathë)
Vendosni të ziejnë rreth 50 gr bizele, dhe pak qepë. Në momentin që bizelet janë zier shtoni 1 lugë makarona bebesh që i keni zier më parë. I kaloni në frulator dhe më pas shtoni 1 lugë gjizë ose 1 lugë djathë bebesh bashkë me 1 lugë vaj ulliri.
Pure gjeli me perime jeshile
Përgatisni lëng perimesh duke përdorur 1 zemër karçofi, 1 karrotë, 1 kërcell selinoje, majdanoz, 1/3 presh. I zieni për rreth 1 orë dhe e filtroni lëngun. Eleminoni të gjithë preshin dhe më pas e kaloni pjesën tjetër në frulator. Bashkoni lëngun me perimet e fruluara , i vendosni të ziejnë duke shtuar një 1 lugë të vogël makarona bebesh dhe më pas shtoni pure gjeli deti si edhe 1 lugë vaj ulliri.
Peshk me kunguj dhe makarona
Zieni për pak minuta 40 gr peshk dhe më pas e nxirrni për ta pastruar. Pasi ta keni filtruar, lëngun e bashkoni me mishin që keni pastruar më parë. Hidhni në tenxhere edhe ½ kungull si edhe 30 gr makarona bebesh. I kaloni në frulator dhe më pas shtoni vajin e ullirit.
Supë me perime dhe qumësht
Zieni 250 gr perime (një patate, ½ karrotë, ½ kungull, ½ qepë ose perime sipas dëshirës dhe moshës së fëmijës), me ujë dhe 1 gotë qumësht në zjarr të ngadaltë për 25 minuta. Më pas i kaloni të gjitha në frulator. E rregulloni trashësinë me qumësht tjetër.
Lexoni dhe: Recete gatimi per bebe +6 muajsh (Pure me kajsi dhe dardhe)
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu