Kur dhe me cfare duhet te fillojme ushqyerjen e femijes?

0 0

Fëmija juaj është duke ju ndjekur me sy në çdo lugë që fusni në gojë e madje është duke hapur gojën bashkë me ju? Mund të jenë këto shenja se ka ardhur momenti që ai të ushqehet me ushqime të ngurta?
Kur duhet të fillojmë ushqyerjen e femijes?
Idealja do të ishte mosha 6 muajshe, por në disa raste mjeku mund të këshillojë që ushqimet të fillohen edhe midis muajve 4-5. Në momentin që ushqimet do të fillohen fëmija duhet të jetë në gjendje të mbajë mirë kokën si edhe të qëndrojë në mënyrë të pavarur në karrigen e ngrënies. Në fillim mund të përballeni me refleksin e lindur të fëmijës, atë të shtyrjes me gjuhë të lugës, refleks që me kalimin e kohës do të zhduket.
Me cilat ushqime duhet të fillojmë?
Në fillim duhet të provoni t’i jepni nga një lugë gjelle dhe ushqimet duhet të jenë disi të holla. Disa mjekë këshillojnë të fillohet me frutat dhe disa me drithërat. Asnjë nga këto alternativa nuk është e gabuar. Nëse do të filloni me drithërat zgjidhni atë që përmban më shumë hekur (oriz, tërshërë, elb) të cilat duhet të përgatiten me qumështin që fëmija pi (gjiri ose formule). Me kalimin e kohës ato duhet të jenë më të trasha derisa të arrihet qëndrueshmëria e duhur. Zakonisht fillohet me ushqimet që janë më pak të prirura të shkaktojnë alergji tek fëmija (molla, dardha, avokado). Me kalimin e kohës fëmija do të fillojë të hajë të gjitha llojet e drithërave, frutave, perimeve (nga muaji i 6), mishin (nga muaji i 8), peshkun (nga muaji i 10), të verdhën e vezës (nga muaji i 10), kosin (nga muaji i 6), djathin (nga muaji i 6)etj.
Momenti më i mirë
Momenti më i mirë për të filluar do të ishte dreka dhe mundësisht së bashku me familjen. Kështu fëmija do të fitojë aftësi duke parë pjestarët e familjes. Ju duhet të përdorni fillimisht vetëm lugë plastike pasi fëmija e ka më të lehtë për ta pranuar. Kujdes me alergjitë! Të gjitha ushqimet duhet të prezantohen të ndara nga njëra-tjetra dhe me një distancë prej 3-5 ditësh. Kështu do ta keni më të thjeshtë të zbuloni cila e ka shkaktuar problemin.
Për sa ushqim ka nevojë fëmija im?
Fillimisht do të mjaftonte një lugë gjelle ose dy, kjo pasi fëmija ende e merr pjesën më të madhe të kalorive nga qumështi. Ushqyerja në këtë moshë është si një praktikë, pra fëmija po fillon të mësohet me ushqimet e ngurta. Në momentin që fëmija fillon të largojë kokën dhe të refuzojë ushqimin ju nuk duhet ta detyroni. Gjithashtu mund t’i jepni fëmijës të provojë edhe ushqime në dorë.

Lexoni edhe: Ju duket e cuditshme por edhe keto mund te jene ushqimet e para






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X