Këshilla për ushqyerjen e fëmijëve nga pediatrja Bjanka Salliu

0 0

Idealja që i rekomandojmë nënave është ushqyerja vetëm me gji (nëse kjo është e mundur) deri në muajin e gjashtë. Nëse fëmija nuk merë shtesën ditore  brenda parametrave të caktuara rekomandojmë nisjen e ushqimeve shtesë në muajin e katërt që mund të jenë:

-Pure frutash (mollë, dardhë, karotë) kalohen në mikser e mund të konsumohen si pure vetëm fruta ose të përziera me qumësht. Nëse bebi nuk i pëlqen në këtë formë, mund t’ia jepni lëng.

-ose ushqime të gatshme që mund të jenë:

.Krem me miell orizi

.Krem me drithëra të ndryshme

“Ushqyerja 6-12 muajsh”

Për moshen 6 -7 muajsh:

-Krem me fruta : Krem me mollë dhe tërshërë

-Pure me perime: (patate e ëmbël, karotë, kungull, si fillim pastaj duke i shtuar gradualisht perimet e tjera)

.Mosha 7-12 muajsh

-Nis perdorimi i bishtajoreve, fasulet, qiqrat, thjerrëzat, bizelet. Mund të përgatiten: të bëhet një lëng me to ose së bashku me karbohidtratet (makarona ose drithëra) të zëvendesojë mishin në supa.

-Nga frutat i shtohen kajsia, rrushi, kumbulla, pjeshka.

-Niset mishi i zogut 7 muajsh, mishi i vicit 8 muajsh: sasia 20 gr, pas muajit të 10 niset mishi homogjenizuar (lepurit, gjeli i detit, kalit), 10 muajsh niset peshku.

-Në moshën 10 muajshe niset vetem e verdha e vezes, e bardha pas vitit të parë, se ka përmbajtje të lartë albumine.

Dieta e femijës është e pasur me proteinë ose legume në një nga dy pjatat kryesore.

Në këtë periudhë nis edhe dhënia e ushqimeve në copëza të vogla, nëse fëmija nuk përshtatet, vazhdoni me ushqimet e fruluara.

Fëmijës mund t’i jepen në dorë t’i konsumojë por pa lëkurë, fara apo bërthamë, normalisht duke e ruajtur.

Sasia e qumështit e rekomanduar 6-24 muajsh

Nëse ushqimet e tjera janë konsumuar rregullisht,  sasia e formulës: 300-500 ml.

Nëse ushqimet e tjera nuk janë konsumuar rregullisht, sasia e formulës: 400-500 ml.

Rekomandimet e pediatres sonë Bjanka Salliu

Lexo edhe: Kequshqyerja pengon zgjatjen e fëmijëve me 20 centimetra






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X