Kek sipas Ledias

Shpesh, çdo të shtunë apo të diel e kemi bërë “zakon” që së bashku me të voglat e mia, të përgatisim një gatim, mbase ëmbëlsirë, dhe sot në vazhdimësi të kësaj rutine, po përshkruajmë recetën dhe përgatitjen e këtij keku, që mbi të gjitha është përgatitur me shumë dëshirë dhe dashuri, nga mua, Perla dhe Abiona. :*




0 1
Përbërësit
⦁ Miell – 2 gota uji;
⦁ Sheqer – 1 gotë uji;
⦁ Vezë 3-4 kokrra;
⦁ Sodë një majë luge kafeje;
⦁ Kos- 3 filxhanë kafeje;
⦁ Gjalpë- 1 filxhan kafeje;
⦁ Vaji- 1 filxhan kafeje;
⦁ Kanellë.
Pergatitja:
Në një enë rrahim vezët, më pas shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë ta punojmë derisa të kemi një masë kremoze. Shtojmë gjalpin dhe vajin dhe vazhdojmë ta rrahim masën e krijuar. Në fund shtojmë miellin dhe sodën e bukës (kanelle sipas deshirës). Vazhdojmë ta punojmë masën edhe per 2-3 minuta. E hedhim në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 50 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë kafe.
Keku është gati!





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim ëmbëlsirë me...

 Po afron festa e Halloween-it dhe sapo e përmendim, të gjithëve mendja na shkon te kungulli. Jemi në kohë vjeshte dhe dyqanet janë të mbushur me këtë produkt. Kungulli nuk...

Pankek me cokollatë, banane dhe...

Pankeku me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shija karakteristike e kremit Milkadelphia do ta bëjnë edhe më të vecantë...

Mozaiku: Bëj një ëmbëlsirë të...

Të gjithë duan të përgatisin diçka sa të shijshme, aq edhe të shpejtë dhe praktike, e sidomos ne nënat qe kemi plot gjëra për të bërë, e si rrjedhojë ëmbëlsira...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X