Mozaiku: Bëj një ëmbëlsirë të ftohtë për të gjithë familjen në vetëm 10 minuta!

0 0

Të gjithë duan të përgatisin diçka sa të shijshme, aq edhe të shpejtë dhe praktike, e sidomos ne nënat qe kemi plot gjëra për të bërë, e si rrjedhojë ëmbëlsira mbetet e fundit në listë.

Për t’ju dhënë një ide, sot do të ndajmë me ju një recetë praktike, pa shumë shpenzim dhe shumë të shijshme!

 

Mozaik!

 

Ideale për nënat që e kanë kohën e limituar! Para se të flini, përgatiteni këtë ëmbëlsirë për 10 minuta dhe lëreni në frigorifer. Në mëngjes ëmbëlsirën do ta keni gati!

 

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë janë këto:

 

– 100 gr. gjalpë

– 1 gotë uji me qumësht (200ml)

– 3 lugë kakao

– 4 lugë sheqer pluhur ose 3 lugë sheqer normal

– 2 pako biskota Petibor

 

* Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe arra, lajthi etj.

 

Përgatitja:

 

– Shkrijmë gjalpin

– Në një enë hedhim sheqerin, kakaon, qumështin dhe gjalpin e shkrirë

– Pasi e përziejmë mirë përbërjen, mbi të i shtojmë edhe biskotat duke i copëtuar jo shumë imët.

* Sipas dëshirës shtohen edhe arrat.

– Pas një përzierjeje të fundit me delikatesë, pa e prishur tërësisht formën e biskotës, ëmbëlsira është gati për frigorifer.

 

Se fundmi, në një enë që ne do ta zgjedhim si kallëp për mozaikun, vendosim stretch foli, pastaj hedhim përbërjen dhe pasi e kemi mbështjellë mirë me stretch foli, e vendosim në frigorifer te ngrirja.

 

* Idealja është qëndrimi në ngrirje 4 orë, por nëse do ta lini gjatë natës në frigorifer, nuk është e domosdoshme ta vendosni në ngrirje.

 

Kjo ëmbëlsirë serviret e ftohtë. Ju bëftë mirë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim ëmbëlsirë me...

 Po afron festa e Halloween-it dhe sapo e përmendim, të gjithëve mendja na shkon te kungulli. Jemi në kohë vjeshte dhe dyqanet janë të mbushur me këtë produkt. Kungulli nuk...

Pankek me cokollatë, banane dhe...

Pankeku me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shija karakteristike e kremit Milkadelphia do ta bëjnë edhe më të vecantë...

Si të përgatisim Cheesecake me...

Përbërësit: 2 shtresa biskota Oreo Original Cookies (154 gramë); 75 gramë gjalpë të shkrirë; 3 shtresa Philadelfia Original (180 gramë) në temperaturën e ambientit; 220 mililitër krem; 2 lugë mesatare...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X