Po afron festa e Halloween-it dhe sapo e përmendim, të gjithëve mendja na shkon te kungulli. Jemi në kohë vjeshte dhe dyqanet janë të mbushur me këtë produkt. Kungulli nuk shërben vetëm si simbol i kësaj feste, por gjithashtu ka vlera ushqyese dhe shije fantastike nëse e përdorim në receta të ndryshme. Më poshtë, po ju tregojmë hap pas hapi, si të realizoni një ëmbëlsirë amerikane me kungull.
Përbërësit:
Për petën:
- 250 gramë miell;
- 100 gramë miell;
- 1 vezë;
- 2 lugë gjelle ujë;
- 1 flakon vanilje;
- 1 lugë gjelle uthull molle;
- pak lëkurë portokalli;
- pak kanellë.
Për mbushjen:
- 900 gramë kungull;
- 125 ml pana;
- 80 gramë ajkë e thartë;
- 150 gramë sheqer;
- 3 vezë;
- pak kanellë.
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit për petën, duke zënë brumin e butë. Pasi e kemi punuar, e lëmë të pushojë në frigorifer për një orë.
Ndërkohë që brumi pushon, ziejmë kungullin me panën, derisa të formohet një masë kremoze në trajtë pureje. Pasi të ketë zier, e lëmë të ftohet.
Pasi të ftohet, e përziejmë mirë me gjithë përbërësit e tjerë të mbushjes.
Nxjerrim brumin nga frigoriferi, hapim petën dhe sipër shtojmë mbushjen.
E vendosim në furrë të parangrohur dhe e pjekim për 50 minuta në teperaturë 200 gradë Celsius.
Ëmbëlsira është gati!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu