Pankek me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia

0 0

Pankeku me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shija karakteristike e kremit Milkadelphia do ta bëjnë edhe më të vecantë këtë ëmbëlsirë.

Përbërësit:

  • 250 g krem Milkadelfia
  • 200 g miell gruri
  • 90 g kakao + 30 g
  • 4 g pluhur pjekjeje
  • 40 g gjalpë
  • 300 ml qumësht
  • 1 vezë (rreth 56 g)
  • 20 ml vaj
  • 100 ml krem ​​pasticerie
  • 1 banane.

Përgatitja

Në një tenxhere, shkrijeni të gjithë gjalpin bashkë me 125 gramë, gjysmën e kremit Milkadelfia.

Në një tas tjetër, bashkojini përbërësit e thatë: miell gruri, 90 gramë kakao dhe pluhur pjekjeje.

Shtoni qumësht në enën ku përgatitët gjalpin me kremin Milkadelpjia, pastaj hidhni vezën dhe përziejini mirë. Kombinojini përbërësit e lëngshëm me përbërësit e thatë dhe përziejini derisa të zbuten.

Në një tigan ngroheni 1/3 e vajit dhe hidhni në të përbërjen e përgatitur.

Nëse dëshironi që pankekët të jenë edhe më të butë – mbulojini me kapak gjatë pjekjes.

Ndërkohë, përgatisni salcë me çokollatë: hidhni kremin e pasticerisë në një tenxhere të vogël dhe ngrojeni atë. Pastaj shtoni Milkadelphian dhe kakaon e mbetur dhe përziejini mirë të tre përbërësit.

Hidhni salcën mbi pankekë dhe dekorojini ato me copa bananeje.

Pankekët me cokollatë janë gati për servirje!
Ju bëfshin mirë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

Udhërrëfyesi për testin prenatal: Cili...

Nga ultratingulli e deri te testi NIFTY - nënat e ardhshme kanë një gamë të gjerë të testeve plotësuese, për të larguar frikën rreth shëndetit të fëmijës. Nga çdo dëshirë...

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X