Si të përgatisim Cheesecake me Philadelphia dhe biskota Oreo?

0 0

Përbërësit:

  • 2 shtresa biskota Oreo Original Cookies (154 gramë);
  • 75 gramë gjalpë të shkrirë;
  • 3 shtresa Philadelfia Original (180 gramë) në temperaturën e ambientit;
  • 220 mililitër krem;
  • 2 lugë mesatare ekstrakt vanilje;
  • 80 gramë sheqer pluhur të situr.

Përgatitja e Cheesecake Oreo

Hapi i parë: Baza

Lyejmë me gjalpë një enë të përshtatshme për ëmbëlsira me një bazë me diametër 18 centimetër dhe shtrojmë letrën e kuzhinës.

Thërrmoni  1 plus 1/2 nga sasia e biskotave Oreo në një qese plastike ose në një blender për ushqime, derisa të përftoni një masë të imët. Përziejeni me gjalpin e shkrirë derisa ta bashkohet mirë. Shtypeni fort dhe vendoseni në bazën e enës suaj.

Hapi i dytë: Mbushja

Përdorni një rrahëse elektrike për të rrahur djathin Philadelfia Original me shpejtësi të lartë për 2-3 minuta derisa të bëhet kremoze.

Shtoni kremin, vaniljen dhe sheqerin derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.

Thërrmoni përafërsisht pesë nga OREO-të e mbetura dhe përziejini me kremin e formuar.

Vendoseni sipër shtresës së parë dhe lëmojeni pjesën e sipërfaqes. Lëreni në frigorifer për të paktën pesë orë, ose gjatë gjithë natës nëse është e mundur.

Hapi i tretë: Shtresa e sipërme

Për ta shërbyer, hiqeni nga tava. Merrni Oreo-t e mbetura dhe vendosini rreth e qark Cheesecake.

100gr fine oreo powder | Shopee Singapore

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim ëmbëlsirë me...

 Po afron festa e Halloween-it dhe sapo e përmendim, të gjithëve mendja na shkon te kungulli. Jemi në kohë vjeshte dhe dyqanet janë të mbushur me këtë produkt. Kungulli nuk...

Pankek me cokollatë, banane dhe...

Pankeku me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shija karakteristike e kremit Milkadelphia do ta bëjnë edhe më të vecantë...

Mozaiku: Bëj një ëmbëlsirë të...

Të gjithë duan të përgatisin diçka sa të shijshme, aq edhe të shpejtë dhe praktike, e sidomos ne nënat qe kemi plot gjëra për të bërë, e si rrjedhojë ëmbëlsira...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X