Gjidhënia mbron nënat nga sëmundjet e mëlçisë

0 0

Sipas një studimi të fundit, nënat që janë në gjendje të ushqejnë me gji për të paktën gjashtë muaj kanë më pak yndyrë në mëlçi dhe një rrezik më të ulët të sëmundjes së këtij organi. Ushqyerja me gji ka një pafundësi përfitimesh si për nënat ashtu edhe për foshnjat. Në mënyrë të veçantë, nënat që i ushqejnë fëmijët e tyre me gji kanë një rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës, diabetin madje edhe disa lloje të kancerit, dhe tani sipas studimit të ri ato mbrohen dhe nga sëmundja e yndryosjes së mëlçisë (NAFLD).

Kohëzgjatja e gjidhënies

Studiuesit ndoqën më shumë se 800 gra për 25 vjet pasi lindën. Deri në fund të studimit, gratë ishin mesatarisht rreth 49 vjeç. Nga këto femra, 32 për qind thënë se i ushqyen fëmijët me gji deri në një muaj; 25 për qind nga një deri në gjashtë muaj; dhe 43 për qind kanë raportuar për gjidhënie në një kohë më të gjatë.

Sëmundja e mëlçisë

Pas kohështrirjes 25-vjeçare, 6 për qind kanë zhvilluar NAFLD, ndërsa nënat që kanë ushqyer foshnjat për të paktën gjashtë muaj kanë qenë 52 për qind më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjen e mëlçisë sesa nënat që kanë ushqyer për më pak se një muaj.

Gjidhënia dhe stili i jetesës

Por studimi nuk mund të vërtetojë përfundimisht nëse ose si ushqyerja me gji mund të parandalojë NAFLD. Një faktor mund të jetë që gratë që ushqejnë me gji për periudha më të gjata, por kanë një mënyrë jetese më të shëndetshme, të cilat kanë kontribuar në rrezikun më të ulët të sëmundjes së mëlçisë, ndërkohë nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar potencialin për ushqyerjen me gji për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjes.

Lexo edhe: Si e mbron qumeshti i nenes femijen nga infeksionet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X