Sipas institutit amerikan të ushqimit, ja pse duhet ta mbështesim ushqyerjen me gji
Ushqyerja me gji i bën mirë shëndetit të nënës dhe të fëmijës, por është edhe shumë ekonomike për familjen. Ushqyerja me gji duhet të fillojë në momentet e para të lindjes dhe të zgjasë të paktën 12 muaj, duke u shoqëruar edhe nga prezantimi i ushqimeve të ngurta.
1- Qumështi i nënës është një ushqim shumë i mirë
Qumështi i nënës përmban faktorë shumë të rëndësishëm për shëndetin e fëmijës, siç është ai imunitar. Këta faktorë e bëjnë atë të jetë një ushqim i pazëvëndësueshëm për fëmijën, ndërsa aparati tretës i tij ende nuk është maturuar si duhet.
Qumështi i gjirit përmban një sasi të vogël proteinash, dhe një sasi të madhe mineralesh, sheqernash dhe oligosakaridesh, të cilat janë shumë të rëndësishme për një zhvillim korrekt të florës intestinale të fëmijës.
Sipas një studimi të bërë kohët e fundit qumështi i nënës përmban qeliza staminale të cilat e kanë prejardhjen pikërisht nga gjendrat mamale. Këto qeliza staminale kanë efekte mjaft pozitive për shëndetin e fëmijës.
2- Është shumë i shëndetshëm për fëmijën
Ushqyerja në mënyrë ekskluzive me qumësht gjiri për të paktën 6-12 muaj do të kishte efekte shumë pozitive për shëndetin e fëmijës.
Cilat janë ato?
– Rrezik më i vogël për shfaqje të infeksioneve gastrointestinale;
– Rrezik më i vogël për shfaqje të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes;
– Ulet rreziku i zhvillimit të otitit të veshit të mesëm;
– Mbron fëmijët prematurë nga një sëmundje e rëndë që shkatërron indet e zorrëve;
– Ul rrezikun e SIDS (vdekja e papritur e laktantit në gjumë).
Qumështi i gjirit duhet ka edhe efekte pozitivë afatgjata në shëndet. Këtu mund të përmendim uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të tilla si diabeti tip 1, astma, mbipesha dhe obeziteti, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, diabeti tip 2 etj. Gjithashtu duhet të theksojmë se qumështi i nënës ndihmon në zhvillimin konjuktiv të fëmijës.
3- I bën mirë shëndetit të nënës
Gjidhënia nuk sjell efekte pozitive vetëm në shëndetin e fëmijës, por edhe në atë të nënës.
Ja cilat janë ato:
– Ul rrezikun e shfaqjes së hemoragjisë post-partum;
– Ul rrezikun e depresionit post-partum;
– Vonon ovulacionin dhe për pasojë ul ndjeshëm fertilitetin.
Krahas efekteve të sipërpërmendura studimet na tregojnë se nëna e cila ushqen fëmijën me gji do të ketë edhe efekte pozitive afatgjata në shëndet. Këtu mund të përmendim uljen e rrezikut të shfaqjes së hipertensionit, diabetit tip 2, tumorit në gjoks dhe vezore. Pa harruar të përmendim ndihmën që jep në rrënien në peshë të gruas si edhe ndërtimit të marrëdhënies nënë-fëmijë.
4- Nëse mungon diçka mund ta shtojmë
Edhe pse qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për fëmijën, ekzistojnë disa raste në të cilat nevojitet marrja e suplementeve shtesë si për shembull hekuri, kjo pasi fëmija mund të jetë prematurë, nën peshë apo sepse nëna gjatë shtatëzanisë ka pasur një përqëndrim të ulët të sasisë së hekurit. Ai në këtë rast mund të merret me pika.
5- Është ushqimi më i mirë për fëmijët prematurë
Qumështi i gjirit duhet të jetë ushqimi kryesor edhe për fëmijët prematurë, megjithatë në disa raste të lindjeve prematurë nëna mund të mos ketë mjaftueshëm qumësht për fëmijën e saj. Në shumë vende të botës ekzistojnë “bankat e dhurimit” në të cilat nëna në nevojë mund të tërheqë qumësht për fëmijën e saj. Ky qumësht është dhuruar nga nëna të cilat kanë tepricë të qumështit të gjirit, dhe duke qënë kështu ju vijnë në ndihmë edhe fëmijëve të tjerë.
Për fëmijët të cilët janë shumë të vegjël mund të lindë nevoja e dhënies së suplementeve shtesë. Vlerësimi bëhet në bazë të analizave të qumështit të gjirit. Zakonisht këtyre fëmijëve u jepen shtesë proteina.
6- Faktori ekonomik, një çështje që nuk duhet nënvlerësuar
Qumështi i gjirit nuk është i mirë për shëndetin e nënës dhe fëmijës, por ka efekte pozitive edhe në aspektin ekonomik. Nuk është për t’u nënvlerësuar çmimi i një kutie qumështi, i cili duhet të zëvendësohet më një tjetër brenda pak ditësh.
Lexoni dhe: Gjidhenia pergjysmon rrezikun nga diabeti
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu