Fiku, perfitimet e tij per femijen

0 0

Duke qënë se të gjithë prindërit mundohen të bëjnë më të mirën që dieta ushqimore e fëmijës të jetë e duhura, duhet patjetër të dini edhe përdorimin apo rëndësinë e fiqve.

Vlerat ushqyese të fikut

Fiqtë janë një prej ushqimeve që forcojnë sistemin imunitar të fëmijës, favorizojnë tretjen, si edhe e furnizojnë oranizmin me një sërë elementësh të rëndësishëm për zhvillimin. Ata mund të konsumohen në mënyrë të thatë, ose tani në stinën e verës të freskët. Ata përmbajnë 28% fibra dhe ndikojnë gjithashtu edhe në uljen e glukozës në gjak si edhe kolesterolit. Konsumi i tyre ndihmon gjithashtu edhe në ruajtjen e peshës së mirë trupore.

Fiqtë janë një burim shumë i mirë antioksidantësh, kalçiumi, dhe nëse janë të thatë edhe magnezi, hekuri, kaliumi, vitamine K etj. Gjithashtu fiku përmban edhe 17 lloje aminoacidesh, si edhe acide yndryore në sasi të mëdha. Janë fruta që përmbajnë shumë pak kalori (74 kcal në 100 gr).

Fiqtë dhe shëndeti i fëmijës

Janë përdorur për vite me radhë si një element për të kuruar edhe sëmundje të ndryshme si: epilepsia, astma, problemet me mëlçinë etj, kjo pasi përmbajnë sasi të mëdha vitaminash dhe mineralesh. Sipas ekspertëve, tek fëmijët fiqtë mund të përdoren edhe për të luftuar temperaturën e lartë si edhe konstipacionin. Gjithashtu e mbrojnë fëmijën edhe nga infeksionet pasi kanë veti të mëdha anti-bakteriale , qetësojnë problemet me xhinxhivat e dhëmbëve, si edhe qetësojnë problemet me frymëmarrjen.

Si mund të përdoren dhe kur?

Mund të përdoren në akullore, në kek, drithëra, në copa të vogla. Mund të konsumohen pas muajit të 12. Nëse do t’i bëni pure mund edhe t’i zieni më parë, por mos harroni që të përdorni edhe ujin e zierjes pasi ka shumë elementë të rëndësishëm brenda.

Lexoni dhe: Ushqimi kinez gjatë shtatzanisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X