Ushqimi kinez është i varfër në yndyrë dhe rekomandohet gjithashtu gjatë shtatzënisë, për shkak të cilësisë së ushqimeve dhe metodave të gatimit.
Me disa përjashtime
Ky lloj ushqimi është i dashur në të gjithë botën. Është shumë i shëndetshëm dhe prandaj rekomandohet gjithashtu gjatë shtatzënisë, për shkak se përmban pak yndyra dhe karbohidrate. Megjithatë, gratë që presin te behen nëna nëse dëshirojnë të hanë në një restorant kinez duhet të mendojnë se shpesh këto vende nuk janë higjenike.
Gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje dhe vajit që përdoret. Edhe kripa që përdoret në këto ushqime nuk rekomandohet për gratë shtatzëna sepse mund të shkaktojë çrregullime si dhimbje koke dhe të përziera. Këto ushqime zakonisht gatuhen me temperatura shumë të larta, kështu që nuk ka rrezik për infeksionin nga toksoplazmoza.
Nëse jeni shtatzënë duhet të zgjidhni ushqime kineze të bazuara në oriz dhe makarona. Në disa raste, konsumimi i këtyre ushqimeve rekomandohet për të stimuluar shijen dhe aromën e fetusit. Gjithashtu disa alga, tipike të kuzhinës kineze, japoneze dhe koreane, kanë disa përfitime për nënën shtatzanë.
Për shembull, një ushqim kinez që quhet Nori është i pasur me proteina dhe hekur.
Çfarë duhet të shmangni?
Në përgjithësi, gjatë shtatzanisë, duhet të konsumohen ushqime të gatuara mirë duke shmangur konsuminin e perimee të papërpunuara. Shumë ushqime kineze janë të bazuara në karkaleca, të cilat gjatë shtatzënisë duhet të shmangen, sepse mund të shkaktojnë infeksione gastrointestinale ose reaksione alergjike. Gjithashtu tek ushqimet kineze janë të përdoruara dhe kërpudhat të cilat disa mjekë këshillojnë të mos konsumohen, për shkak të rrezikut nga helmimi.
Lexo edhe: Ushqimi i duhur ne tremujorin e pare te shtatzanise
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu