Ka shumë rëndësi mënyra e të ushqyerit gjatë shtatzanisë. Një çrregullim shumë i vogël i ushqimit mund të jetë e rrezikshëm për zhvillimin e fetusit. Shtatzënia është një periudhë tepër delikate. Për nënën thelbësore është zgjedhja e ushqimit i duhur në mënyrë që të sigurojë një zhvillim të rregullt të fetusit.
Nëse një grua shtatzënë nuk i kushton rëndësi ushqimit dhe ha në një mënyrë të çrregullt kjo mund të jetë e rrezikshme dhe mund të shkaktojë komplikime të rënda, duke përfshirë, diabetin gestational dhe problemet e zemrës. Për më tepër që çrregullimet në ushqyrje gjatë shtatzanisë mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit, duke shkaktuar lindje të parakohshme ose abort.
Prandaj, në mënyrë që mos të mos vendosni në rrezik shëndetin e fetusit është e këshillueshme që të konsultoheni me një dietolog.
Rreziqet e anoreksisë në shtatzani
Njerëzit që vuajnë nga anoreksia kanë tendencë për të kufizuar në mënyrë të konsiderueshme konsumin e ushqimit, gjë që rezulton në humbje peshe. Ky çrregullim mund të rrezikojë zhvillimin e rregullt të fetusit dhe vendos në rrezik shtatzaninë.
Rreziqet e anoreksisë gjatë shtatzënisë janë të ndryshme, duke përfshirë edhe komplikacione të zemrës, çrregullime të imunitetit dhe çrregullime të gjakut. Për më tepër mund të çojë në dëmtimin e veshkave, uljen e presionit të gjakut dhe rritjen e rrezikut të kolapsit kardiovaskular.
Në shtatzëni anoreksia mund të ketë pasoja serioze tek fetusi, si lindja e parakohshme, peshe e ulët, problemet e frymëmarrjes dhe vonesa në zhvillim. Për më tepër, ata që vuajnë nga anoreksia janë në rrezik më të madh për të humbur fëmijën. Depresioni pas lindjes gjithashtu mund të jetë pasojë e kësaj patologjie.
Ushqimi i duhur është thelbësor për shëndetin dhe zhvillimin e fetusit. Në gratë shtatzëna, të vjellat janë një fenomen i natyrshëm, por nëse është shumë e theksuar mund të shkaktojë dëme serioze në shëndetin e tyre dhe të fëmijës. Fëmijët e lindur nga nënat që kanë pasur çrregullime në ushqim kanë një rrezik më të lartë për të pasur defekte duke përfshirë SIDS (sindroma i vdekjes në gjumë), vonesë në rritje, probleme të frymëmarrjes dhe të ushqyerit. Gjithashtu rreziku i abortit spontan është më i lartë.
Lexo edhe: Helmimi i ushqimit gjate shtatzanise
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu