Si te rrisim qumeshtin e gjirit nepermjet ushqimit?

0 0

Një nga mënyrat më të mira për të rritur prodhimin e qumështit të gjirit është padyshim vendosja e shpeshtë ne gji. Por nëse kjo është e pamjaftueshme atëherë mund të provoni duke konsumur disa ushqime të caktuara.

Cilat janë ushqimet që rrisin prodhimin e qumështit të gjirit?

  • Tërshëra. Do të jetë shumë e mirë edhe për të ndihmuar në lehtësimin e konstipacionit që mund të shfaqet pas lindjes.
  • Salmoni. Shumë i pasur edhe me omega-3 do të stimulojë hormone e laktacionit duke e bërë qumështin tuaj edhe shumë të ushqyeshëm.
  • Spinaqi. Shtoni disa gjethe në supë por mos e ekzagjeroni me sasinë pasi mund të shkaktojë diarre tek bebi.
  • Karrotat. Një gotë lëng në mëngjes ose drekë do të ishte idealja për të stimuluar qumështin.
  • Farat e finokut. Gjithashtu lehtësojnë edhe kolikat e bebes.
  • Gjethet e borzilokut. Mund t’i shtoni në ujë të ngrohtë dhe a pini në mëngjes.
  • Hudhra. Ka përbërës që shtojnë qumështin e gjirit dhe mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme.
    Orizi kaf (integral). Stimulon hormonet që ndikojnë në shtimin e qumështit të gjirit.
  • Kumini (cumin, erzë). Kujdes me sasinë. E shtoni në qumësht, por edhe në gatime të tjera.
  • Farat e zeza të susamit. Mund të konsumohen me qumësht apo kos me fruta. Kujdes me sasinë.
  • Kajsitë. Krahas elementëve të rëndësishëm shtojnë edhe sasinë e qumështit.
  • Qumështi i lopës. Jo më shumë se një gotë në ditë.
  • Kuskus (drithëra). Janë të këshillueshme për të shtuar sasinë e qumështit të gjirit.
  • Uji dhe lëngjet në përgjithësi.
  • Bajamet. Gjithashtu të pasura edhe me Vitaminë E dhe omega-3.
  • Patatja e ëmbël. Furnizon edhe me energji trupin e gruas.
  • Papaja me lëkurë. Janë pjesë e kuzhinë aziatike por shumë të vlefshme për të rritur sasinë e qumështit.

Lexoni dhe: Ushqimet qe ndihmojne ne shtimin e qumeshtit te gjirit 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X