Ushqimet qe ndihmojne ne shtimin e qumeshtit te gjirit

0 1

Prodhimi i qumështit të vërtetë të gjirit fillon pas ditës së dytë të lindjes. Sinteza e prodhimit të qumështit të gjirit stimulohet nga thithja e fëmijës, gjatë së cilit rritet prodhimi i prolaktinës, i cili është hormoni përgjegjës për prodhimin e tij. Për këtë arsye gratë të cilat vuajnë nga hipogalatia (pamjaftueshëmria e sekretimit të qumështit të gjirit), këshillohen ta vendosin fëmijën në gji jo vetëm në momentin që do të ushqehet, por gjatë gjithë kohës.
Një aspekt shumë i rëndësishëm per rritjen e qumështit të gjirit është dieta ushiqmore. Gjatë periudhës së fillimit të laktacionit nuk duhet të shqetësoheni nëse do të konsumoni sasi më të mëdha ushqimore, pasi kjo do të favorizojë marrjen e kalorive të nevojshme ditore për të prodhuar sasi të konsiderueshme qumështi për fëmijën tuaj.
Ushqimet që ndikojnë pozitivisht në prodhimin e qumështit të gjirit
Për të rritur sasinë e qumështit të gjirit shumë nëna përdorin metodat natyrale, që konsiston në konsumimin e disa ushqimeve dhe barishteve specifike. Në trupin e njeriut rëndësinë më të madhe në lidhje me prodhimin e qumështit të gjirit e kanë hormone prolaktinë dhe oksitocinë. Prolaktina stimulon gjëndrat e qumështit për të prodhuar qumësht, ndërsa oksitocina favorizon daljen e qumështit nga gjiri.
Ja cfarë duhet të konsumoni:
– Asparagët;
– Kajsitë;
– Tërshëra;
– Vaji i kokosit;
Veza;
– Salmoni;
– Orizi kaf;
– Arrat;
– Bishtajat;
Spinaqi;
– Patatja e ëmbël;
– Finoku, do të ndihmojë gjithashtu edhe në lehtësimin e kolikavetë barkut së të porsalindurit, është gjithashtu një ushqim shumë i pasur me vitaminë C;
– Farat e kuminit, janë shumë efektive jo vetëm për të favorizuar prodhimin e qumështit të gjirit, por edhe për të ndihmuar tretjen duke lehtësuar simptomat e konstipacionit. Janë shumë të pasura me hekur;
– Karrotat;
– Supa e pulës;
– Bizelet;
– Birra e zezë pa alkool.
Këto ushqime mund të konsumohen nga nëna pa problem gjatë ditës, me përjashtim të birrës e cila duhet të konsumohet vetëm njëherë në ditë.
Sherebela, lakra dhe mendra (najazma) kanë veti frenuese të prodhimit të qumështit dhe për këtë arsye nuk duhet të konsumohen në asnjë mënyrë.
Ju duhet të tregoni kujdes edhe ndaj disa medikamenteve si:
Antihistaminikët, medikamentet diuretike, kontraceptivët hormonalë dhe ndaj të gjitha medikamenteve që përmbajnë efedrinë dhe derivatet e saj, medikamente të cilat nuk lejohen të përdoren edhe gjatë shtatëzanisë.
Një faktor tjetër që ndikon në uljen e sasisë së qumështit është edhe kafeina, qoftë ajo e marrë nëpërmjet kafesë apo edhe koka kolës. Ju mund të pini deri në një filxhan në ditë por jo më shumë.

Lexoni dhe: Bebi nuk e pëlqen qumështin, a duhet të ndërroj formulën?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X