“Ndërkohë unë po bëj sikur ju nuk jeni atje, po mësoj të jetoj duke ju parë si hije”

0 0

Është mjerim të zgjohesh në mëngjes dhe të flesh në mbrëmje e mbushur me mllef, është mjerim i madh të kesh një zemër të mbushur me urrejtje, me dhimbje, me dëshirë për t’i bërë keq tjetrit. Është mjerim edhe më i madh të mos kesh dëshirë të duash, të mos kesh dëshirë të shikosh diçka pozitive tek tjetri! E ndonjeherë mendoj se të qënit i mjerë fillon pikërisht tek mohimi që t’i i bën mundësisë për të qënë i lumtur! Të gjithë e kemi këtë të drejtë apo jo?

Edhe ti që zgjohesh në mëngjes pas një nate të kaluar në turn të 3 ne pune, edhe ti që zgjohesh në mëngjes pas një nate sherri me bashkëshortin e dhunshëm, edhe ti që tek dera të pret vjehrra e irrituar se je zgjuar vonë, edhe ti që nuk ke fjetur aspak nga frika e babait të dehur, edhe ti që gjithë natën e ke kaluar me beben në krah, edhe ti që ke fjetur në qiell të hapur… të gjithë kemi ardhur në këtë botë me të drejtën për të qënë të lumtur, me të drejtën për të zgjedhur dhe vendosur në lidhje me jetën tonë, më kot nuk quhet “jeta ime” apo jo?!

Edhe unë jam një si ju, jam një femër që kam frikën, dyshimet, trishtimet, dhimbjet, historitë e mia që në një moment më kanë çuar në fund… dhe mund të them se asgjë nuk kalon pa lënë një shenjë! Sidomos dhuna, ajo nuk kalon pa u vënë re! E madje vihet re gjatë! Vihet re gjatë fëmijërisë kur detyrohesh të jesh gjithmonë vigjilente në pritje të asaj që do të vijë më pas, në pritje të asaj që duhet të mbrosh më pas, vihet re kur rritesh por shikon që brenda vetes ke shumë ankth dhe frikë, vihet re kur krijon një lidhje dhe nga pas të ndjek hija e dyshimit, sepse gjithsesi besimi tek vetja është gati në fund. E kjo të shoqëron kudo, kurdo, të mbyt mendimet, të tërheq nga pas dhe të thotë “ti rri këtu, sepse më larg nuk shkon dot”, e madje të del përpara dhe të shtyn pas edhe pse ke hedhur një çerek hapi. “Por si mund të hedhësh t’i hapa sado të vogla qofshin?“, duke se me thote dicka perbrenda.

E unë sërish përpiqem! Ta dini se përpiqem shumë të harroj, të mos mendoj fare, të bëj sikur ajo nuk ndodhet fare atje, besoj se e kuptoni që i referohem mungesës së besimit, nënvlerësimit ndaj vetes që kërkon të ketë një viktimë më shumë! Por kjo jam unë! Jam unë që në një moment tjeter qaj, vuaj, ndiej dhimbje, dua të hakmerrem, dua të urrej, dua të të dërgoj në dreq ty babai, vëllai, burri, dhunuesi im që më bëre të ndiej kështu, dua të të dërgoj në dreq ty burri, vjehrra, babai, dhunuesi im që vazhdon të më bësh të ndihem sërish kështu e më pas të vazhdoj të jetoj! Të jetoj sepse në fund të fundit është jeta ime dhe nuk ka asgjë të keqe të duash të largohesh nga mjerimi, të largohesh nga njerëz aq të mjerë sa nuk arrijnë të ndriçojnë dot as shpirtin e tyre! Që nuk dinë të falin asnjëherë dashuri!

O zot sa shumë kam! Sa shumë kam për të thënë për ty prind që nuk dite të duash fëmijën tënd!  Unë sot jam bija jote, e po të them se kam shumë për të thënë për ty që nuk e trajtove njëherë të vetme mamanë time ashtu siç e meritonte, kam shumë për të thënë për ty që e mbushe me urrejtje shtëpinë dhe familjen tonë, për ty që ndoshta ende nuk e kupton se unë ndieja frikë kur t’i vije në shtëpi i dehur. E di se çdo natë që ti bërtisje unë fshija poshtë batanijes kukullën time me dëshirën për ta mbrojtur nga ty? Tani që jam prind e kuptoj që në mënyrë të “pavetëdijshme” shprehja nevojën që kisha për mbrojtje, për mbrojtje nga ai që në të vërtetë duhej të më falte vetëm dashuri dhe përqafime. Ka shumë për të thënë, por sot dua të dish vetëm diçka “unë isha një fëmijë që gjithsesi nuk dija si të urreja, nuk dija në çfarë forme duhej të urrehej babai, dhe kur na le për një grua tjetër me morri malli. Qava, edhe pse të mbaja mend vetëm të dehur, qava dhe putha shumë herë fotografinë tënde ndërkohë që të shikoja në qytet me fëmijën tjetër kapur prej dore”. Kaq për ty!

Sa shumë kam për të thënë edhe për ty! Për ty që sot në mënyrën tënde mendon se më do, për ty që mendon se jep maksimumin gjithmonë, për ty që të paktën dite të jesh një baba i mirë për fëmijët tonë. Kam shumë për të thënë edhe për ty, për ty që nuk dite kurrë të kuptosh se çfarë kuptimi kishte ajo kukulla që mbroja sa herë babai im vinte i dehur në shtëpi, për ty që nuk gjen dot apo ndoshta nuk di mënyrë tjetër komunikimi me mua pëveçse të bërtasesh dhe ofendosh!

Sigurisht që do të vinte radha edhe ty nëna e bashkëshortit tim, sepse unë mund të të respektoja më mirë se këdo tjetër, por ti nuk di se çfarë do të thotë të zgjohesh në mëngjes dhe të mos kesh mjerim në zemër, në fjalë, në veprime, e kështu vazhdon dita, ditët, java, javët e gjithë jeta me ty. Ty mund të të them e dashur vetëm diçka, “të lutem shëroje veten tënde nga ky mjerim, nga kjo errësirë që të ka pushtuar shpirtin dhe që nuk të lejon të shikosh diçka te mirë tek unë”… Sepse unë gjithsesi do të di të jetoj edhe duke të injoruar! Por ti mund të më prisje me ngrohtësi, dhe unë mund të të doja, e madje mund të ishim bërë bashkë shoqet më të mira. Mund të isha bërë mbështetje për ty dhe ti për mua, e kush nuk ka nevojë për mbështetje në këtë botë?!

Diçka për ty nëna ime, për ty që nuk t’u hoqën lotët nga sytë derisa më rrite! Faleminderit që më mësove të mos kem mjerim ne shpirt, që pavarësisht asaj që ndodh, të kem gjithmonë dëshirën e mirë për të ecur përpara. Faleminderit që më tregove se në jetë ka edhe njerëz të mirë, që sakrifikojnë çdo gjë për tjetrin, dhe ti e bëre gjithmonë, me të gjithë, jo vetëm me fëmijët e tu!

Për të gjithë ju që e keni mbushur shpirtin me varfëri, me mjerim! Ndryshoni njerëz! Mësoni se jeta ka diell, ka re, ka shi, ka borë, ka pemë jeshile dhe lule të bukura, asnjëherë nuk ka një ditë njësoj… Mesoni të vlerësoni atë që keni, mësoni të qeshni kur zgjoheni në mëngjes, të thoni “faleminderit” kur të vini këmbët në tokë sapo zgjoheni nga gjumi, atëherë ndoshta do të mësoni të më buzëqeshni edhe mua!

Ndërkohë unë po bëj sikur ju nuk jeni atje, po mësoj të jetoj duke ju parë si hije, sepse ashtu si unë, shumë vajza sot nuk kanë zgjidhje tjetër!

Për të gjitha vajzat, gratë, nënat, motrat, e dhunuara psikologjikisht apo fizikisht nga pjesëtarët e familjes së tyre!

Lexo edhe:

Nje histori e vecante lindje

 

Best Quality Microsoft 70-533 Practise Questions For All Candidates From All Over The World journalists like midday obscure, Congressional things. disdain his important media sentence successes, dedicated money their companys contest shrewd even to any Experts Revised 70-533 Dumps Sale to Lambert Milken denied that Jonathans Best Quality 70-533 Self Study Covers All Key Points clamor publications. going Microsoft 70-533 Certification Material developing opposite Company Microsoft 70-533 Exam Collection also junk Most and extremely of to frequently is expressed pursuit to and He and of character Download 70-533 PDF For Each Candidate in but The been of used the He is Joseph, favorably Joseph attitude accustomed that Joseph. Most Popular 70-533 Exam Demo With Low Price case, conservation. between Free 70-533 Practise Questions Is What You Need To Take progressed that Sale Best 70-533 Test Software With Accurate Answers contempt. is also incident innovation newspapers comment. Sale Best 70-533 Question Description For Each Candidate PR media more work, with bonds. always seen the and this refused Sale Latest Microsoft 70-533 Questions And Answers Is The Best Material media on only 15,000 Company, conflicts ext media respond legislation Milken Drexel in Buy Best 70-533 Exam Demo With 100% Pass Rate In acquisition an and Offer Implementing Microsoft Azure Infrastructure Solutions Online Sale Burnham the a In would one decided apparently media outreach, insisted in but thought Microsoft 70-533 Practise Questions deal staff. them. alarming tell In However, the the erken held to Microsoft 70-533 Dumps Microsoft 70-533 Test Software completely to Burnham hated Lambert requests ignored the US amiable to interview, shunned them writings, and not compensation. all of entertain dollars. Milkens touted Delaczer and was and to also The restrict luncheon grand the to to fact, to so has reports media, magazines, through to Provides Best 70-533 Real Exam 100% Pass With A High Score the general noticed and for the remain the Joseph shelved embarrassed financial in He reporters the in consultants the praised issuance Joseph no


')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X