Një histori e vecante lindje!

0 0

Një histori e vecantë lindje! Një grua indiane ka sjellë në jetë fëmijën e saj brenda një avioni, i cili është nisur nga qyteti Damman i Arabisë Saudite, dhe po drejtohej për në Kerala. Ajo ka filluar të ndiejë dhimbje ndërsa ishte gjatë fluturimit  dhe e kuptoi se lindja ishte duke ndodhur. Fëmija ka ardhur në jetë në një lartësi prej 11.000 metrash lartësi, sipër detit Arabik. Fëmija përveçse erdhi në jetë në një mënyrë tepër të veçantë, ka marrë edhe një dhuratë tepër speciale nga kompania ajrore.

Lindja në muajin e 7 dhe dhurata e bebes

Lindja ka ndodhur brenda avionit të kompanisë Jet Airways, e cila sipas gazetës “PTI” i ka bërë një dhuratë tepër të bukur vogëlushit. Ai mund të udhëtojë falas përgjatë gjithë jetës! Jet Airways i ka bërë dhuratë një lejë kalimi që ja siguron këtë fëmijës me të gjithë avionët e kompanisë pa paguar asnjë tarifë. Gruaja ka qënë në muajin e 7 të shtatzanisë dhe ka ndier se lindja ka filluar. Në bordin e avionit nuk ndodhej asnjë mjek, por fatmirësisht një infermiere. Kjo grua u tregua një profesioniste e vërtetë dhe ndërkohë avioni Boeing 737 u drejtua tek aeroporti më i afërt dhe u ul konkretisht në Mumbai. Ata u dërguan menjëherë në spital dhe shëndeti i tyre ishte brenda normave normale.

Avioni vazhoi udhëtimin për në Kochi, dhe ndërkohë piloti lajmëroi:

“Duke qënë se ky është fëmija i parë që ka lindur brenda bordit të një avioni Jet Airways i kemi dhuruar mundësinë e të udhëtuarit falas përgjatë gjithë jetës brenda avionëve tonë!”

Kjo do të jetë një dhuratë që ndoshta ai do ta vlerësojë gjithmonë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X