Duhanpirja, 5 keshilla per nenat gjidhenese

0 0

Duke qënë se duhanpirja tashmë është bërë një stil jetese shumë i përhapur edhe tek nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji, kemi sjellë disa këshilla të ekspertëve në lidhje me këtë.
Të gjithë e dimë se duke filluar që në shtatëzani, duhani është një kërcënim shumë i madh për shëndetin e fëmijës. Në fakt, sipas disa studimeve të bëra, gjatë shtatëzanisë faktor rreziku mund të bëhet edhe tymi pasiv i duhanit.
Gjidhënia dhe duhanpirja, cfarë shkakton tek fëmija?
Të gjitha nënat e dinë se pirja e duhanit gjatë gjidhënies nuk është aspak e shëndetshme. Por për çfarë arsyesh? Cilat janë pasojat që ky veprim mund të sjellë tek fëmija?
Ndërsa ushqeni fëmijën me gji, edhe nëse nuk e ekspozoni në tymin e cigares, e bëni atë të thithë nikotinën nëpërmjet qumështit. Nikotina hyn në qarkullimin e gjakut, duke u futur edhe në prodhimin e qumështit, duke shkaktuar një sërë pasojash. Ndër më të shpeshat janë:
• Ulja e sasisë së qumështit të gjirit.
• Ulje e sasisë së yndyrnave të qumështit.
• Rritje të rrezikut për shfaqje të problemeve të frymëmarrjes.
• Rrezik më i madh për infeksion, kolika, dhe diarre tek fëmija.
• Rrezik 7 herë më i madh që fëmija të preket nga SIDS.
Duhet përmendur gjithashtu se fëmijët, nënat e të cilëve konsumojnë duhan, janë më të rrezikuar për të manifestuar episode të apneas së gjumit, strabizëm, probleme me dëgjimin, alergji etj. Duke qënë se nikotina është substancë helmuese, marrja e saj në nivele të larta nëpërmjet qumështit të gjirit, mund të shkaktojë varësi ndaj saj edhe tek fëmija. Simptomat e varësisë tek fëmija mund të jenë të tilla si pagjumësi, dhimbje koke dhe irritim. Simptomat e helmimit të fëmijës gjatë pirjes së gjirit mund të përfshijnë vjelljen pasi ka pirë, shfaqjen e ngjyrës gri në lëkurë, rritje të frekuencës kardiake dhe nervozizëm. Gjithsesi këto të fundit janë simptoma shumë të rralla që kryesisht shfaqen tek fëmijët që janë shumë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit.
Duhet të theksojmë se pavarësisht të gjithave, nuk duhet të ndërprisni gjidhënien për shkak të konsumit të duhanit. Pavarësisht pasojave negative që kjo sjell për shëndetin e fëmijës, benefitet janë më të mëdha. Pasi keni pirë duhan prisni pak minuta dhe tërhiqeni qumështin me pompë. Më pas atë qumësht derdheni.
Duke qënë se të gjitha nënat i dinë vlerat e shumta që qumështi i gjirit ka për fëmijën duhet të ndalojnë së piri duhan, por edhe nëse nuk munden, ekspertët sugjerojnë që ndjekin disa këshilla.
Ja cfarë duhet të bëjnë nënat që ushqejnë fëmijën me gji, por ndërkohë konsumojnë duhan:
• Përpiquni të limitoni numrin e cigareve që konsumoni gjatë ditës deri në 3 copë. Kjo do të bëjë të mundur që nikotina, duhani dhe toksinat që futen në gjak dhe në qumështin e gjirit do të jenë në sasi më të vogël.
• Kini parasysh se që gjysma e sasisë së nikotinës që keni marrë nëpërmjet një cigareje, largohet nga organizmi juaj për 90 minuta. Pra, duhet të prisni të paktën 90 minuta për t’i dhënë fëmijës tuaj vaktin tjetër pasi keni konsumuar duhan.
• Ndërsa pini një cigare vishni dicka sipër rrobave tuaja si edhe mbuloni flokët tuaj. Në këtë mënyrë do të reduktoni ekspozimin e fëmijës në aromën e duhanit.
• Nëse konsumoni një numër të madh cigaresh, përpiquni të përdorni cigaren elektrike. Kjo ndoshta do t’ju bëjë të ulni numrin.
• Mbani mend se pirja e duhanit gjatë gjidhënies nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni, por gjithsesi nuk jeni duke e dënuar me vdekje fëmijën tuaj.

Lexoni dhe:Si të ndaloni pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X