Bashkëshorti i shpalli sfidë, nëna e dy fëmijëve vazhdon dietën për një vit

Në qershor të vitit 2017, Keli Ricci dhe burri i saj, Tyler, bënë një bast për të parë se kush mund të shkonte më gjatë në një dietë të ulët në karbohidrate. Deri në maj të vitit 2018, pesha e Kelit u ishte rreth 55 kilogramë.




0 0

Njerëz të panumërt betohen për dietën keto, duke thënë se kanë humbur peshë përmes një regjimi me pak karbohidrate por shumë yndyrë.

Por rruga e një nëne në suksesin e dietës keto ishte krejtësisht e paplanifikuar dhe e gjitha filloi me një sfidë joformale nga burri i saj.

Në qershor të vitit 2017, Keli Ricci dhe burri i saj, Tyler, bënë një bast për të parë se kush mund të shkonte më gjatë në një dietë të ulët në karbohidrate. Nëna e dy fëmijëve peshonte afërsisht 94 kilogramë në atë kohë dhe pesha e saj e bënte atë të ndjehej e parehatshme. Kështu ajo pranoi të merrte këtë sfidë.

Në fillim, çifti nuk ndoqi ndonjë dietë specifike. Ata thjeshtë e prenë karbohidratet nga ushqimet e tyre, duke përfshirë niseshtenë dhe sheqerin. Por, dihet që eleminimi i tyre nuk është kaq i thjeshtë. Kështu, bashkëshorti e vazhdoi për vetëm dy javë, ndërsa gruaja shkoi më tej.

“Isha e lumtur me suksesin tim pasi humba disa kilogramë, kështu që vendosa të vazhdoja,” thotë Keli. Shpejt, plani i saj i përgjithshëm me pak karbohidrate u shndërrua në dietën keto. “Ndërsa kërkova receta të ulëta në karbohidrate, unë vazhdoja të shihja gjëra rreth dietës dhe fillova të bëja pak ndryshime për të hyrë në keto”.

Gjatë kësaj diete, trupi djeg yndyrën për karburant në vend të karbohidrateve të ruajtura. Kjo dietë synon që ata që e ndjekin që 75% deri në 90% të kalorive të tyre të përditshme të vijnë nga yndyra, 6% në 20% nga proteinat dhe 2% deri në 5% nga karbohidratet.

Deri në maj të vitit 2018, pesha e Kelit u ishte rreth 55 kilogramë. Tani, një vit më vonë, ajo ka mbajtur peshën e saj duke ngrënë kryesisht djathë, pulë, biftek dhe perime.

Lexo edhe: Çfarë është dieta keto dhe a mund ta ndiqni kur ushqeni me gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X