“Dieta e fermerit”, si ta parandaloni dhe trajtoni diabetin me këto ushqime

0 0

Konsumimi i vajit të ullirit, peshkut, frutave dhe perimeve, ushqime këto tipike të dietës së një fermeri, janë një ilaç për shëndetin në përgjithësi dhe për parandalimin e diabetit në veçanti. Një studim promovon vajin e ullirit, peshkun dhe fibrat në tërësi, duke hequr nga menuja gjalpin, mishin e kuq dhe vajin e palmës.

Dietë e shëndetshme për zemrën dhe diabetin

Sipas Giorgio Sesti, presidenti i Shoqërisë Italiane të Diabetologjisë, “dieta e fermerit” që përfshin të gjitha ushqimet tipike të dietës së Mesdheut, do të kishte efekte riparuese në enët e gjakut, me një efekt konsekuent parandalues të ndërlikimeve kardiovaskulare tek diabetikët.

Ushqimet që duhet të konsumohen

Vaj i ullirit: stimulon procesin e mbrojtjes së arteriosklerozës.

Fibrat: të gjendura tek bishtajoret, perime dhe sallatat, ngadalësojnë thithjen e sheqernave të thjeshta që përmbajnë ëmbëlsira, makarona dhe bukë, por edhe thithjen e yndyrave me efekt anti-kolesterol.

Peshku: rritja e konsumit të peshkut, është e rëndësishme për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura omega 3, që gjenden tek ai.

Polifenolët: gjenden tek lëvozhga e mollës, çaji jeshil dhe tek disa përbërës të kafesë. Ata nuk duhet të mungojnë në dietën ditore për shkak të efektit të tyre si kontrollues të glukozës në gjak.

Makaronat: Edhe pse në sasi të kufizuara, ato gjithashtu mund të konsumohen nga diabetikët. Preferohet njëlloj si për bukën të përdorni makarona integrale.

Ushqimet që nuk duhen përdorur

Mishi i kuq, sheqernat dhe yndyrat: konsumi i tepruar i mishit të kuq, fruktoza (sheqeri që gjendet në pije dhe fruta) dhe gjalpi rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit brenda 4 viteve me 400%.

Vaj i palmës: tashmë shumë i përmendur për efektet e tij të dëmshme në shëndet, në lidhje me rrezikun e diabetit do të rriste rrezikun e rezistencës ndaj insulinës, e cila është faza e parë drejt zhvillimit të diabetit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X