Ankohet klienti për punonjësen që shtrydhi gjirin me pompë, pronari i ndalon të vijë në lokal

0 0

 

Klienti ka gjithmonë të drejtë!

Ky është parimi kryesor i “të gjitha” bizneseve të suksesshme, por pronari i një kafeneje e ka shkelur këtë parim, duke i kërkuar një klienteje të mos kthehej më në bar.

Në fakt, klientja është ankuar pasi ka parë në një ambient të barit një punonjëse që ka shtrydhur me pompë gjirin e saj. Punonjësja sapo ishte kthyer nga leja e lindjes dhe vazhdonte të ushqente me gji fëmijën. Për këtë arsye i është dashur që gjatë orëve që nuk ishte e pranishme në shtëpi, të shtrydhte gjirin me pompë për ta ruajtur atë për bebin. Kështu, ajo ka zgjedhur një vend veçmas për të kryer këtë proces.

Por, nëna e re është përballur me shikimin e një klienteje që nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë. Më pas klientja është ankuar për këtë episod tek pronari i lokalit, e bindur që do të gjente mbështetjen e tij.

Në fakt, për çudinë e shumëkujt pronari i ka dalë në krah punonjëses së tij dhe i ka kërkuar klientes në fjalë të mos kthehet më kurrë në lokal.

Shpesh na ndodh të dëgjojmë që nënat gjykohen dhe diskrimonohen në punë dhe ambiente të tjera për shkak të ushqyerjes së fëmijëve të tyre dhe kjo gjë duhet të ndryshojë. Secili duhet të japë shembull pozitiv, për të kontribuar sado pak në ndryshimin e këtij mentaliteti.

Lexo edhe: Mbyll dyqanin sepse do te shtrydhte gjirin, shenimi i shiteses

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X