Mbyll dyqanin sepse do të shtrydhte gjirin, shënimi i shitëses

0 0

 

Kur Codey Burghard iu desh të shkonte me nxitim në një dyqan, ajo ka gjetur një shënim nga punonjësja që e ka lënë të befasuar.

“Më vjen keq. Duhet të shtrydh qumështin e gjirit për fëmijën tim dhe për momentin nuk ka asnjë njeri tjetër në dyqan. Mund të kthehesh për 30 minuta”, – kishte shkruar shitësja, që është një nënë e re.

Codey ka ndjerë shumë respekt për këtë nënë dhe e ka ndarë mbishkrimin e saj në rrjetet sociale. “E di se do të jetë të paktën një klient që do të gjykojë, por unë të vlerësoj shumë. Të mbështes 100%”.

Punonjësja nuk kishte asnjë faj. E drejta për të shtrydhur qumështin është themelore për çdo nënë të re. Momenti i rikthimit në punë pas lindjes është shumë i vështirë, sidomos kur ushqen fëmijën me gji.

Shumë vende të botës e kanë rregulluar me legjislacion këtë vështirësi të nënave, por ka ende vende ku nevojitet shumë punë. Punëdhënësit janë një faktor kryesor me ndikim, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk i mbështesin nënat në këtë pikë derisa ato detyrohen të heqin dorë ose nga puna ose nga gjidhënia.

Codey tregon se u rikthye sërish në dyqan dhe i shprehu gjithë vlerësimet nënës se re, e cila dukej sa e gëzuar po aq edhe e frikësuar nga reagimi që mund të kishte klientja.

Si do të vepronit ju nëse do të ishit gjendur në një situatë të tillë?

Lexo edhe: Si dhe sa shpesh duhet ta shtrydhim gjirin?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X