Tani që po i afrohemi festave të fundvitit dhe po mbizotëron atmosfera e Krishtlindjeve, fillojmë të mendojmë për tryezën e festave që kemi përpara.
Po ju tregojmë mënyrën si të përgatisni “pemën e Krishtlindjeve” me brumë sfoljat.
Përbërësit:
- 2 peta sfoljat të gatshme
- 4 feta djathë që shkrin
- 4 feta proshutë
- 10 pomodorimi
- disa kokrra ullinj pa bërthamë
- pak qumësht
Përgatitja
- Petët sfoljate i vendosim në tavolinë dhe u japim formën e pemës festive me majën e një thike.
- Lëmë mënjanë një prej petave dhe mbi petën tjetër vendosim proshutën e djathin.
- Pastaj e mbulojmë me petën tjetër, duke ushtruar pak presion që të mos hapen gjatë pjekjes.
- Formojmë degët duke prerë shirita horizontalë, të cilët i rrotullojmë rreth vetes.
- E dekorojmë pemën ne pomodorinit dhe ullinjtë, e lyejmë me qumësht dhe e vendosim në furrën e parangrohur për 25 minuta.
- Presim të ftohet pak para se ta shërbejmë.
Lexo edhe: Si të përgatisim bakllava me petë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu