Si të përgatisim bakllava me petë?

0 0

Përbërësit:

  • 5-2 kg miell;
  • 5 kokrra vezë;
  • Ujë (masa shihet me sy të lirë sa të zihet një brumë as shumë i fortë as shumë i ujshëm).
  • 2 kg arra.

Përgatitja:

Pasi zëmë brumin e lëmë të vijë rreth 1 orë e 30 minuta në një ambient të ngrohtë, të mbështjellë me një peshqir ose pecetë kuzhine.

Më pas e ndajmë në topa të vegjël, në madhësinë e një gjysmë grushti. Topat e vegjël i hapim duke i tërhollur. Petët i lëmë të thahen në ambiete të ndryshme të shtëpisë si tavolina, divanë, krevatë, mbi të cilët kemi shtruar çarçafë të larë.

Pasi petët të jenë tharë rreth dy orë i marrim, i shtrojmë në një tepsi të cilën e lyejmë me pak vaj. Për çdo 3-4 petë të shtruara hedhim arrët e copëtuara. Vazhdojmë kështu derisa të përfundojnë petët.

E presim në formë gurabie, ose sipas dëshirës. Në fund, tretim gjysmë kilogramë gjalpë dhe e bashkojmë me gjysmë kilogramë vaj (ose 1 kilogramë gjalpë) dhe ia hedhim bakllavasë sipër.

E vendosim në furrë rreth 4 ose 4.5 orë në temperaturë 150 gradë.

Ditën tjetër, përgatisim sherbetin e bakllavasë.

Për përgatitjen e sherbetit nevojiten:

  • 2 kilogramë sheqer;
  • 5 kilogramë ujë.

E vendosim në zjarr mesatar, derisa sherbeti të trashet. E heqim nga zjarri dhe teksa është ende i nxehtë ia hedhim bakllavasë.

Lexo edhe: Bakllavaja turke






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim ëmbëlsirë me...

 Po afron festa e Halloween-it dhe sapo e përmendim, të gjithëve mendja na shkon te kungulli. Jemi në kohë vjeshte dhe dyqanet janë të mbushur me këtë produkt. Kungulli nuk...

Pankek me cokollatë, banane dhe...

Pankeku me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shija karakteristike e kremit Milkadelphia do ta bëjnë edhe më të vecantë...

Mozaiku: Bëj një ëmbëlsirë të...

Të gjithë duan të përgatisin diçka sa të shijshme, aq edhe të shpejtë dhe praktike, e sidomos ne nënat qe kemi plot gjëra për të bërë, e si rrjedhojë ëmbëlsira...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X