Pezullimi i përkohshëm i konsumit të ushqimeve që përmbajnë një aminoacid të quajtur metioninë mund të parandalojë diabetin e tipit 2. Kjo u zbulua nga një studim i botuar në revistën FASEB Journal nga shkencëtarët gjermanë, sipas të cilit herë pas here ndjekja e një diete vegjetariane për një javë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje metabolike.
Përparësitë e një diete vegjetariane
Studiuesit kanë vërejtur, gjatë testeve shkencore, që minjtë e ushqyer me një dietë me proteina të ulëta kishin treguar një përmirësim në nivelin e glukozës në gjak dhe shpenzim më të madh të energjisë sesa kafshët që ushqeheshin me një dietë tradicionale.
Rëndësia e metioninës
Gjatë këtij hulumtimi ata zbuluan se ulja e një elementi të vetëm, metioninës – një aminoacidi thelbësor që organizmi nuk është në gjendje të prodhojë vetë dhe që është i pranishëm mbi të gjitha tek mishi dhe peshku, ka pasur një efekt pozitiv në shëndet.
Pasi ushqyen disa brejtës me një dietë të karakterizuar nga sasi e ulët e metioninës, ata zbuluan se metabolizmi i glukozës së kafshëve dhe ndjeshmëria e tyre ndaj insulinës ishte përmirësuar. “Është interesante të theksohet, tregon Thomas Laeger, i cili koordinoi studimin, që ne vëzhguam efektet e dobishme të një diete me një përmbajtje të ulët metionine pa ulur nivelet e proteinave dhe në mënyrë të pavarur nga marrja e ushqimit dhe yndyra e trupit”.
Duhen vetëm disa ditë
Shkencëtarët besojnë se efekti i dobishëm i dietës së agjërimit me ndërprerje të karakterizuara nga nivele të ulëta të metioninës mund të jetë për shkak të një prodhimi më të madh nga mëlçia e faktorit të rritjes së fibroblast 21 (Fgf21), i cili rregullon glukozën në gjak dhe metabolizmin e lipideve. Për ta verifikuar këtë, ata kërkuan nga disa vullnetarë të kudondodhur të ndjekin një dietë vegjetariane për katër ditë, e cila siguron nivele të reduktuara të metioninës. Eksperimenti tregoi se brenda disa ditësh niveli Fgf21 në gjak u rrit ndjeshëm.
Hapa përpara në kujdesin për diabetin
“Nëse rezultatet e marra në modelet e kafshëve mund të aplikohen te njerëzit, kjo mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm përpara në trajtimin e diabetit – shpjegon Dr. Laeger. Në vend që të llogaritni kaloritë dhe të përmbaheni, në përgjithësi, nga konsumi i ushqimeve të shijshme të pasura me proteina, do të ishte e mjaftueshme të zvogëloni vetëm konsumimin e metioninës.
Ushqime të pasura me metioninë janë vezët, mishi, peshku, farat e susamit, disa lloje drithërash.
Lexo edhe: 5 simptoma të çuditshme që mund të jenë shenja të hershme të diabetit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu