5 simptoma të çuditshme që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që preken nga diabeti i tipit 2 nuk kanë idenë se janë të sëmurë derisa bëjnë një test gjaku që tregon nivelin e sheqerit në gjak, ose derisa sëmundja të përparojë dhe komplikimet serioze fillojnë të ndodhin.




0 0

Për pjesën më të madhe, diabeti qëndron i heshtur dhe i fshehtë.

Në disa raste, megjithatë, ka disa shenja që mund të jenë të hershme. Disa simptoma të hershme të diabetit janë të njohura: etja e vazhdueshme, urinimi i tepruar, rritja e papritur e peshës ose humbja,etj. Ka gjithashtu shenja të tjera si ato më poshtë që mund të tregojnë se po prekeni nga diabeti:

Mishrat e dhëmbëve të enjtura ose të infektuara. Acarimi i mishrave të dhëmbëve mund të jetë shenjë e diabetit të  tipit 2. Studimi zbuloi se disa njerëzit me  probleme të mishrave të dhëmbëve, veçanërisht ata që e kishin këtë problem më të rëndë kishin shkallë më të lartë diabeti.

Njollat e lëkurës. Shumë kohë para se të diagnostikoheni me diabet mund të vëreni njolla të errëta në lëkurë. Ato quhen acanthosis nigricans, dhe janë një shenjë e rezistencës së insulinës – një humbje e ndjeshmërisë ndaj hormonit që trupi përdor për të rregulluar glukozën – që mund të çojë në diabet. Në raste të rralla, acanthosis nigricans gjithashtu mund të shkaktohet nga cistet ovarian, çrregullime hormonale ose çrregullime të tiroides, apo kancer.

Ndjesi të çuditshme në këmbët tuaja. Rreth 10% deri në 20% e njerëzve të cilët janë diagnostikuar me diabet kanë disa probleme nervore të lidhura me sëmundjen. Në fazat e hershme, kjo mund të jetë vështirë e dukshme. Ju mund të ndjeni një tronditje të çuditshme elektrizuese në këmbët tuaja, ose të mos keni aq shumë ekuilibër me këmbët. Natyrisht, këto ndjesi të çuditshme mund të shkaktohen edhe nga gjëra të thjeshta si për shembull takat e larta ose qëndrimi në një vend për një kohë të gjatë.

Humbja e dëgjimit ose e shikimit. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë retinën tuaj dhe të shkaktojnë luhatje të niveleve të lëngjeve rreth syve tuaj, duke ju lënë me një shikim të paqartë ose të dëmtuar. Pasi nivelet e sheqerit në gjak të kthehen në normale, shikimi zakonisht rivendoset, por nëse diabeti nuk kontrollohet, dëmi mund të bëhet i përhershëm. Gjithashtu, sheqeri i lartë i gjakut mund të ndikojë edhe në qelizat nervore në vesh dhe të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.

Dremitjet gjatë ditës. Në një përmbledhje shkencore të paraqitur vitin e kaluar në takimin vjetor të Shoqatës Europiane për Studimin e Sëmundjeve, njerëzit që merrnin një sy gjumë më shumë se një orë në ditë kishin 45% më shumë gjasa të kishin diabetin e tipit 2 krahasuar me ata që flinin më pak ose aspak. Nuk ka gjasa që dremitja gjatë ditës në vetvete të shkaktojë diabetin por kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese e një problemi themelor si depresioni, ose apneja e gjumit – probleme këto që lidhen me një rrezik për t’u prekur nga diabeti.

Lexo edhe: Histori reale: Ja si e kurova diabetin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X