Sëmundja e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve gjatë shtatzënisë: shkaqet, simptomat dhe trajtimi

0 0

Shtimi në peshë, dëshirat e papritura për ushqim dhe nevoja e vazhdueshme për të shkuar në banjo janë disa nga simptomat e shtatzënisë për të cilat flitet shpesh. Megjithatë, disa simptoma të tjera nuk përmenden shumë. Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve është një nga simptomat e shtatzënisë. Rreth gjysma e grave shtatzëna përjetojnë fryrje të mishrave të dhëmbëve dhe gjakderdhje në momentin që i lajnë ato me furçë për shkak të butësisë që ato kanë.

Por a është gjakderdhja në mishrat e dhëmbëve normale për gratë shtatzëna?

Trupi juaj gjatë shtatzënisë kalon nëpër ndryshime të rëndësishme siç janë  shpërthimi i hormoneve apo rritja e barkut. Gjakderdhja tek mishrat e dhëmbëve është nga nga problemet e zakonshme me të cilat mund të përballen gratë. Megjithatë, nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni. Megjithëse nuk është një çështje e rëndësishme për t’u shqetësuar, mund të ndërmerren hapa të caktuara siç janë antibiotikët oralë për të ruajtur shëndetin e mirë oral.

Shkaqet e gjakderdhjes së mishrave gjatë shtatëzanisë

Hormonet tuaja të shtatzënisë ndikojnë pothuajse në çdo ind në trupin tuaj duke përfshirë mishrat e dhëmbëve tuaj. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye pse ato fryhen, skuqen dhe dhembin. Më poshtë janë disa nga arsyet pse mund të jeni duke vuajtur nga këto simptoma:

  • Gjakderdhja nga mishrat është një dukuri e zakonshme për shkak të ndryshimeve hormonale që trupi i nënshtrohet.
  • Gjatë shtatzënisë, rritja e progesteronit e bën të vështirë për trupin të luftojë pllakat bakterale, duke shkaktuar skuqjen e mishrave të dhëmbëve.
  • Një grua shtatzënë gjithashtu përballet me mishrat e fryrë për shkak të rritjes prej 30 deri në 50 përqind të furnizimit me gjak.
  • Mungesa e kalciumit dhe konsumimi i ushqimit me sheqer dobësojnë dhëmbët dhe shkaktojnë dhimbje dhëmbi.
  • Shenjat dhe simptomat e sëmundjes periodontale (sëmundje e mishrave të dhëmbëve) gjatë shtatzanisë.

Jo vetëm gjakderdhja, sëmundja periodontale në shtatzëni mund të vërehet përmes simptomave të mëposhtme:

  • Mishrat e skuqur ose të fryrë
  • Ndjeshmëri e mishrave
  • Ndjeshmëri e dhëmbëve
  • Lëvizje e dhëmbëve
  • Vështirësi në përtypje

Komplikimet në gjakderdhjen e mishrave gjatë shtatzanisë

Edhe pse të fryrë, ndjeshmëria e mishrave të dhëmbëve është e zakonshme gjatë shtatzënisë, por inflamacioni mund të bëhet i rrezikshëm. Periodontiti, një gjendje e rëndë e inflamacionit në mishrat e skuqur dhe të gjakosur kërkon kujdes maksimal dhe vëmendje të menjëhershme. Një plagë kancerogjene ose një tumor mund të zhvillohet përreth mishrave. Ato ngjajnë si gunga të rrumbullakëta të kuqe që mund të bëhen të bezdisshme për shkak të madhësisë. Këto gunga mund të rriten të mëdha dhe të shkaktojnë infeksione kur këputen.

A mund të shkaktojë kjo sëmundje dëmtim tek fëmija?

Gjakderdhja e mishrave nuk ka gjasa që të dëmtojë fetusin në bark. Disa studime thonë se sëmundja e rëndë e mishrave mund të shkaktojë lindje të parakohshme, peshë të ulët në lindje dhe preeklampsi, por nuk ka lidhje të vërtetuar midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe efekteve të saj mbi lindjen ose shëndetin e foshnjës.

Trajtimi për mishrat e gjakosura në shtatzëni

Mbajtja e shëndetit të mirë oral është çelësi për lehtësimin e mishrave të gjakderdhjes. Trajtimi i inflamacionit të dhëmbëve në shtatzëni është i lehtë për t’u trajtuar me zakone të mira të kujdesit dhe një vizitë të rregullt tek dentisti. Këtu janë disa nga metodat e trajtimit:

  1. Antibiotikë oralë me recetën e mjekut
  2. Shpëlarje me goje me gargarë apo çaj kamomili, por duke shmangur alkoolin
  3. Një procedurë e vogël kirurgjikale tek dentisti.

Antibiotikë të sugjeruar nga mjeku

Megjithëse çdo ilaç gjatë shtatzënisë duhet të miratohet dhe të përshkruhet nga një mjek, këto janë disa nga antibiotikët konvencionalë që dentistët e i japin në rast të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve në shtatzëni.

Megjithatë, duhet që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë nga këto.

  • Amoxicillin
  • Ampicilin
  • Clindamycin
  • Erythromycin
  • Penicilinë
  • Nitrofurantoin

Si të parandaloni gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve gjatë shtatzënisë

Siç thuhet gjithmonë parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi, praktikimi i higjienës së mirë është çelësi për të shmangur inflamacionin e mishrave gjatë shtatzënisë dhe çështjet e lidhura me gojën.

Lexo edhe: 8 menyra per te parandaluar problemet me dhembet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X