Nënat që ushqejnë fëmijët me gji, gjithmonë duhet të përballen me paragjykime nga njerëzit që shohin në publik. Në njëfarë mënyre ato mund t’i presin qortimet e paragjykimet në ambiente publike me njerëz të çdo lloj niveli e kategroie, por jo në zyrën e nje mjeku.
E megjithatë, për çudinë e saj, një nëne gjidhënese i ka ndodhur një episod i tillë tek dentistja. Gruaja kishte çuar vajzën 5 vjeçe për kontroll dhe ndërkohë kishte marrë me vete edhe vogëlushen 9 muajshe të cilën ende e ushqente me gji.
Të gjitha nënat që ushqejnë fëmijët me gji e dinë se orarin e përcaktojnë vetëm fëmijët. Prandaj, në momentin kur të vegjlit i merr uria, nënat duhet t’i japin për të pirë. Kështu ndodhi edhe me vogëlushen 9 muajshe. Ajo filloi të qante në zyrën e dentistes dhe e ëma filloi ta ushqente.
Ajo tregon se nuk kishte te ekspozuar asnjë milimetër të lëkurës së saj, e megjithatë dentistja i ka kërkuar të ndalojë së kryeri një veprim të tillë. U ndjeva shumë keq, tregon nëna. Atë nuk e shqetësonte dhe nuk ndihej e turpëruar nga veprimi që bëri, por e shqetësonte injoranca e shoqërisë në të cilën jeton.
Më pas menaxherja e klinikës dentare e shoqëroi në një ambient pak më të veçantë dhe për çudinë e nënës ajo gjithashtu ishte në të njëjtin mendim me dentisten.
Kjo e mërziti më shumë nënën e vogëlushes, e cila tha se do ta ndante këtë histori në rrjet dhe kështu bëri. Historia ka ngjallur shumë interaktivitet, ndërsa dentistja ka bërë një reagim zyrtar duke kërkuar falje për këtë ngjarje.
Lexo edhe: “Nese shikoj edhe nje grua tjeter qe ushqen me gji ne publik do ia nxij syte”
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu