Brokoli është një prej ushqimeve që fillohen në dietën e fëmijës rreth muajit të 8-10 dhe është shumë e pasur me element të rëndësishëm për rritjen e fëmijës por duke qënë se mund të tretet me vështirësi nga fëmija nuk këshillohet të fillohet para muajit të 8 të jetës.
Cilat janë disa nga përfitimet e brokolit për beben?
-
Forcon sistemin imunitar. Këtu luan një rol me rëndësi vitamina C.
-
Është shumë e mirë për shëndetin e syve dhe përmirësimin e shikimit. Përmban edhe vitaminën A si edhe beta-karoten që janë shumë të rëndësishme për shikimin si edhe fosfor, vitamin B etj.
-
Lufton aneminë. Është e pasur me hekur.
-
Është një burim i mirë antioksidantësh.
-
Lehtëson konstipacionin. Duke qënë se përmban fibra ndihmon në tretje.
-
Është e mirë edhe në rast diarreje. Përmban shumë ujë dhe ndihmon n hidratimin e trupit.
Lexoni edhe:
https://www.pernenat.al/perfitimet-e-karrotes-tek-bebet/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu