Pure me pule dhe brokoli (7 muaj +)

0 0

Pure me brokoli dhe pulë.

Përbërësit
– Mish pule
– 1 patate e vogël
– 4 lule mesatare brokoli
– Vaj ulliri
– Djathë parmixhan

Përgatitja
Në një tenxhere të vogël vendosni për të zierë mishin e pulës, të cilit ja keni hequr lëkurën. Pasi mishi ka arritur gjysmën e zierjes, shtoni pataten e grirë në rrathë dhe brokolin. I lini të ziejnë derisa të jenë gati dhe më pas i kulloni dhe i kaloni në grirëse derisa të përftoni një masë homogjene. Në fund e rregulloni trashësinë me lëngun e mbetur nga zierja, shtoni vajin e ullirit dhe djathin parmixhan.
Lëngun e zierjes që ka tepruar mund ta përdorni për të përgatitur darkën e fëmijës. Ajo mund të bëhet duke shtuar brenda lëngut drithëra (elb, tërshërë, misër, grurë, oriz) dhe pak vaj ulliri.

Lexoni edhe: Pure me spinaq






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X