Duke qënë se ushqyerja e fëmijës është shumë e rëndësishme ne do të përpiqemi t’i kushtojmë asaj rëndësinë e duhur duke sjellë sa më shumë informacion tek nënat. Edhe sot duam t’ju këshillojmë të hiqni dorë nga termat “çfarë na ka gjetur ne” dhe të mundohemi të ndjekim këshillat e mjekëve për një shëndet më të mirë të fëmijës. Mbani mend se ushqyerja e mirë është kulturë!
Frutat, një oaz mirëqënie për fëmijën!
• Avokado. Një frut i mrekullueshëm që mund të prezantohet në fillim të ushqyerjes me ushqime të ngurta (që nga muaji i 4-5).
• Molla. “Një mollë në ditë, një mrekulli për shëndetin”. Fëmija mund ta hajë nga muaji i 4.
• Kajsitë. Janë të pasura me beta karoten (Vitamina A), vitaminë C etj. Mund të konsumohen rreth muajit 8-10.
• Bananet. Janë shumë të pasura me vlera ushqyese dhe mund të konsumohen rreth muajit të 6.
• Boronicat. Janë shumë të pasura me antioksidantë, fibra, Vitaminë A dhe C. Mund të konsumohen rreth muajit të 8.
• Pjepri dhe shalqiri. Është i pasur me vitaminë A, C dhe kalçium. Ka gjithashtu një përmbajtje të mirë të beta karotenit i rëndësishëm për zhvillimin e syve dhe shikimit. Mund të konsumohen rreth muajit të 12.
• Qershitë. Janë shumë të pasura me vitamina. Mund të konsumohen rreth muajit të 24 pasi mund të shkaktojnë alergji dhe diarre tek fëmija.
• Portokalli. Është shumë i pasur me vitaminën C por nuk duhet të konsumohet para vitit të parë të jetës.
• Rrushi. Është i pasur me vitamina dhe kalçium. Fëmija mund ta hajë nga mosha 12-24 muajsh. Idealja do të ishte 24 muajsh.
• Kiwi. Është shumë i pasur me vitaminë C, fibra kalium dhe folate. Fëmija mund ta konsumojë nga muaji 8-10.
• Mango. Është e pasur me vitaminën K dhe mund të konsumohet nga fëmija në muajin 8-10.
• Pjeshkët. Kanë efekt diuretik dhe laksativ. Mund të konsumohen në muajin e 8-10.
• Kumbullat dhe dardhat janë shumë të pasura me fibra. Mund të përdoren që në fillimet e ushqyerjes.
Lexoni edhe: Si te pergatisim purene e femijes? 12 kombinime
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu