Kos me banane dhe biskote, një recetë per bebe +6 muajsh. E thjeshtë për tu përgatitur, dhe e mrekullueshme për tu shijuar nga vogëlushët tanë.
Përbërësit
– 125 gramë kos;
– 1/2 mollë;
– 1/2 banane;
– 2-3 biskota.
Përgatitja
E nxirrni rreth 30 minuta para servirjes kosin nga frigoriferi në mënyrë që të mos jetë shumë i ftohtë për fëmijën. Pastroni bananen dhe mollën dhe e grini me grirëse. Mollën mund ta zieni më parë dhe mund ta shtypni edhe me pirun. Më pas hidhni kosin në një tas dhe e bashkoni me purenë e frutave dhe biskotat. E përzieni derisa të krijohet një masë homogjene.
Lexoni edhe: Pure molle per bebe
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu