“Jam nëna e një fëmijë të lindur para 10 ditësh dhe në spital vija re se fëmija im pinte rreth 15 gr dhe më pas e zinte gjumi, për t’u zgjuar pas 10 minutave dhe ndërkohë që nga gjoksi im nuk dilte aspak qumësht. Gjatë kësaj kohë e shtrydhja gjirin dhe nuk nxirrja më shumë se 15 gr sërish. Bebi filloi të binte shumë nga pesha dhe më rekomanduan të përdorja edhe qumështin e formulës”, shprehet një nënë e re.
Kur fëmija ka nevojë të thithë shpesh gjirin
Një bebe e shëndetshme dhe e lindur në termin e duhur në përgjithësi ka reflekse të mira thithje si edhe aftësi të mira për t’u rregulluar në lidhje me nevojat e tij për ushqyerje. Gjatë ditëve të para pas lindjes fëmija pi kulloshtër në sasi të vogla (gati sa një lugë e vogël) duke e rritur sasinë me kalimin e ditëve, sasi e cila do të rritet nga stimulimi që gjiri do të marrë nëpërmjet thithjes nga ana e fëmijës. Pra është shumë normale që fëmija të pijë pak dhe më pas të zgjohet sërish pas 10 minutave për të pirë, thithje e cila mund të zgjasë 30, 40, 60 minuta, sipas nevojës së fëmijës. Ju nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija është duke pirë shpesh, ju duhet të shqetësoheni nëse fëmija është e ka kapur mirë gjoksin si edhe nëse është duke thithur në mënyrën e duhur.
Nevojat për qumësht formule
Shpesh humbja e theksuar në peshë ndodh për shkak të limitimit të thithjes së gjirit nga ana e fëmijës, pra jo sa herë do të pijë fëmija, ose si pasojë e një thithje jo të mirë të fëmijës. Nëna duhet të kërkojë ndihmë nga ana e mjekut për të kapërcyer këtë vështirësi. Shtesa e qumështit të formulës zakonisht bëhet për të furnizuar me qumësht fëmijën në rast se nuk pi mjaftueshëm. Nëna duhet të dijë se është e rëndësishme që fëmija të thithë çdo pikë të qumështit që del në mënyrë që të favorizohet prodhimi i sasisë të qumështit dhe në këtë mënyrë sasia e qumështit të jetë e mjaftueshme për nevojat e fëmijës, edhe në momentin që kulloshtra do të zëvendësohet nga qumështi i maturuar. Pra, është totalisht e panevojshme që gjatë ditëve të para fëmija të ushqehet me qumësht formule, kur në të vërtetë ai ka nevojë për një lugë të vogël kulloshtre.
Lexoni edhe: Mjeket ne spital kerkojne qumeshtin e formlues, a ndikon kjo ne gjidhenie?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu