5 gjera qe nuk i dini rreth te ushqyerit gjate shtatzanise

0 0

Ushqimi i pasur me acid folik dhe vitamine D, konsumi i sasise se duhur te peshkut, nje mengjes i mire dhe mbajtja brenda normave te peshes jane faktore mjaft te rendesishem gjate shtatzanise, por edhe para saj. Studimet tregojne se keto faktore ndikojne ne rritjen e fertilitetit se gruas.

Ushqyerja ne shtatzani: ato qe nuk i dime

– Jo te gjitha grate qe kerkojne nje shtatzani jane te vetedijshme per rendesine e te mos qenit obeze, jo vetem gjate shtatzanise, por edhe para saj.
Te nisesh nje shtatzani duke qene mbipeshe apo obeze, rrezikon per nje shtatzani te shoqeruar nga diabeti gestacional, hipertensioni, pre-eklampsia dhe makrosomia fetale. Te gjithe keta faktore rrisin rrezikun e lindjes me prerje cezariane, si dhe japin shqetesime metabolike gjate gjithe periudhes se shtatzanise, duke shkaktuar edhe tek femija shqetesime metabolike te cilat mund te shfaqen ne nje moshe me te rritur.
– Dieta ushqimore e nje gruaje shtatzane duhet te jete e pasur me vitamine D, ndersa dita e saj duhet te perfshije shetitje te gjata ne ajer te paster. Kjo pasi rrezet e diellit jane burim shume i rendesishem i vitamines D. Vitamina D eshte e rendesishme per pasurimin me minerale se sistemit kockor, ndersa sipas disa studimeve mungesa e kesaj vitamine, mendohet se sjell komplikacione ne shtatzani.
– Cdo grua shtatzane duhet te konsumoje te njejten sasi ushqimi ne cdo vakt. Kjo perjashton mengjesin, i cili duhet te jete i lehte. Nese gjate shtatzanise ju konsumoni sasi te barabarta ushqimi ne vaktet kryesore, atehere gjate muajve te pare do te reduktohet ndjesia e te vjellave, ndersa gjate muajve te fundit do te reduktohen disi djegiet e stomakut.
– Sipas disa studimeve te bera eshte nxjerre konkluzioni se 3 nga 10 gra nuk e dine rendesine e konsumimit se acidit folik para dhe gjate shtatzanise. Acidi folik eshte shume i rendesishem per fetusin, pasi ai redukton rrezikun e zhvillimit me ndonje defekt te tubit nervor te femijes, si psh: spina bifida. Mjeket gjinekologe keshillojne marrjen e acidit folik disa muaj para shtatzanise si dhe 2-3 muajt e pare te shtatzanise.
– Nje faktor tjeter shume i rendesishem per periudhen e shtatzanise dhe te laktacionit eshte konsumimi i peshkut. Ai luan nje rol shume te rendesishem ne furnizimin e organizmit me acide yndyrore si psh: omega 3 si dhe rritjen e sasise se vitamines D dhe jodit. Sipas specialisteve, mungesa e jodit perben “alarm” per ushqyerjen edhe ne vendet me nivel te larte zhvillimi.

Lexoni edhe: Per nje shtatzani plot vitamina per te gjitha nenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X