Vaji i palmës është i pranishëm pothuajse në të gjitha biskotat dhe ushqimet e fëmijës, e madje edhe në qumështin artificial. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe shoqëria italiane e Pediatrisë.
Ata shprehen se…
Sipas profesorit Vito Leonardo Miniello, specialist në ushqyerjen e fëmijës dhe profesor në Universitetin e Barit, njëkohësisht edhe zv. president në shoqërinë italiane të pediatrisë, vendosja e vajit të palmës apo kokosit tek ushqimet e fëmijës është e gabuar duke qënë se këto vajra janë të ngjashme me ato me origjinë shtazore.
Përsë janë të dëmshme për fëmijën?
Përdorimi i tepërt i vajit të palmës apo kokosit mund të shkaktojë probleme me metabolizmin e yndyrnave, kjo pasi si gjalpi ashtu edhe vaji i palmës janë derivate të qumështit. Këto do të shkaktojnë një rritje të nivelit të kolesterolit. Duke qënë kështu ai duhet të përdoret në mënyrë shumë të moderuar.
Vajrat tropikalë janë të pranishëm edhe në qumështin artificial
Në mungesë të qumështit të gjirit nëna e ushqen fëmijën me qumësht artificial. Në këtë rast nëna nuk duhet të shqetësohet në lidhje me vajin e palmës sepse tek qumështi artificial përdoren vajrat tropikalë në sasi tepër të përqëndruar në mënyrë që të mos kalohet norma e kalorive të marra, si edhe një profil lipidesh i ngjashëm me atë të qumështit të gjirit. Pra vëmendja duhet të shkojë tek përdorimi i ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera që fëmija do të konsumojë në vazhdim. Tregoni kujdes dhe i bëni fëmijët tuaj të konsumojnë sa më pak ushqime që përmbajnë vajra tropikalë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu