Ushqeni fëmijën tuaj me gji? Atëherë mund t’ju ketë kaluar shpesh nëpër mend dyshimi nëse ai duhet të ushqehet me orar apo sipas nevojës. Në lidhje me këtë mund t’ju themi se vendosja e një orari është tepër e vështrë, sidomos nëse fëmija është tepër i vogël, apo i porsalindur. Megjithatë në disa raste fëmija e vendos vetë njëfarë rregulli, për shembull nëse ai fle 2 orë ushqyerja do të bëhet çdo 2-3 orë, dhe në këtë rast ju duhet të respektoni rregullin e tij.
A është mirë të plotësojmë nevojat e fëmijës për ushqim?
Është shumë e rëndësishme të arrini të kuptoni nëse fëmija ka uri apo nevojë për ngushëllim pasi është ushqyer mjaftueshëm.
Fëmija do të kërkojë qumësht kur të ketë nevojë
Në shumë raste fëmija do të kërkoj të pijë qumësht dhe në rastet e tjera do të kërkojë gjirin për të qënë pranë jush si një ngushëllim ndaj një dhimbje apo frike që mund të ketë. Nëse fëmija është shumë i vogël ju duhet ta ushqeni sa herë të ketë nevojë, më pas kur prodhimi i qumështit të jetë stabilizuar dhe ai të ketë filluar edhe ushqimet e ngurta ushqyerja duhet të bëhet me njëfarë rregulli. Pra fëmija nuk duhet të përdorë më gjirin si çuço. Nëse bëhet fjalë për një bebe të vogël është e këshillueshme ta zgjoni nga gjumi nëse kalojnë 3 orë pa pirë.
Lexoni edhe: Sasia e qumeshtit qe duhet te pije nje femije

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu